Barazia gjinore, numri shumë i ulët dhe mungesa e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje në institucionet publike dhe private, siguria publike e sociale, shëndeti, punësimi si dhe gratë në biznese ishin çështje që u ngritën gjatë punëtorisë së sotme të #KDI, që u mbajt në Prizren.
Pjesëmarrësit identifikuan këto çështje ekonomike-sociale dhe debatuan mbi ndikimin e tyre në mirëqenien e përgjithshme të grave në shoqërinë tonë, si dhe rëndësinë e implementimit të politikave që përmirësojnë çështjet e ngritura.
Punëtorisë iu bashkuan deputete të Kuvendit të Kosovës, anëtare të Asamblesë Komunale të Prizrenit, përfaqësues të shoqërisë civile, bizneseve, studentë nga Universiteti i Prizrenit si dhe të rinj nga forumet e të rinjve të partive politike.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Gratë të bashkuara për një qeverisje miqësore gjinore, politike, ekonomike dhe sociale” që financohet nga Olof Palme International Center (OPIC).