Në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Vëzhgimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Shoqëria civile që lufton korrupsionin me të dhëna mbi integritetin politik”, Instituti Demokratik i Kosovës – TI Kosova në bashkëpunim me Sekretariatin e Transparency International dhe kapitujt e akredituar të Transparency International nga rajoni që janë partnerë të projektit (TI Bosnja dhe Hercegovina, TI Maqedonia, TI Serbia dhe TI Turqia) më 21 qershor 2024 zbatuan aktivitetin rajonal në Vilnius, Lituani për shkëmbime bilaterale ndërmjet anëtarëve të Grupeve Këshillimore Kombëtare nga vendet e përfshira në projekt.
Grupet Këshillimore Kombëtare (GKK) u themeluan në vitin 2023 në të gjitha vendet përfituese dhe përbëhen nga anëtarë të qeverisë, akademisë, organizatave të shoqërisë civile dhe medias për të mbështetur projektin gjatë gjithë periudhës së zbatimit (2023-2026) për shkëmbimin e njohurive, identifikimin e praktikave më të mira në fushën e integritetit politik, veprimeve avokuese për miratimin e standardeve më të forta dhe mbështetjen për veprime të zbatimit kombëtar dhe ndërkufitar.
Anëtarët e GKK-së që morën pjesë në aktivitetin rajonal të projektit Vëzhgimi i Integritetit shkëmbyen përvojat, njohuritë dhe praktikat më të mira të identifikuara në fushën e prokurimit publik bazuar në raste specifike të vendeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi.
Anëtarët e GKK-së që morën pjesë në shkëmbimet bilaterale në Vilnius përfaqësonin autoritetet publike në sektorin e prokurimeve, ekspertët e shoqërisë civile dhe akademinë që kanë përvojë të gjerë në këtë sektor. Ata prezantuan pikëpamjet e tyre mbi praktikat e mira të prokurimit në nivel kombëtar dhe sfidat që ekzistojnë në lidhje me rrezikun e korrupsionit politik dhe çështjet e shënjimit me flamur të kuq. Në secilën prezantim, anëtarët e GKK-së shkëmbyen përvoja dhe praktikat më të mira brenda temave të anti-korrupsionit dhe çështjeve të integritetit politik.
Ky aktivitet rajonal u zbatua në Vilnius pasi të gjithë kapitujt e Vëzhgimit të Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe anëtarët e zgjedhur të GKK morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të 21-të Kundër Korrupsionit 2024 që u mbajt në Vilnius, Lituani (18-21 qershor 2024).
Vëzhgimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është një projekt trevjeçar që ka filluar të zbatohet nga marsi 2023. Ai udhëhiqet nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me Sekretariatin e Transparency International me bazë në Berlin dhe kapitujt e akredituar të TI në rajon – Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi.
Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Institutit Demokratik të Kosovës dhe partnerëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.