Shkëmb Shala i është bashkuar ekipit të KDI-së në mars të vitit 2024 në projektin “Të rinjtë dhe shoqëria civile për Integritet –GO4IT”, që synon një angazhim më të fuqishëm të të rinjve në fushën kundërkorrupsion por edhe në aktivizmin qytetar në përgjithësi.
Paraprakisht, Shkëmbi ka punuar si zyrtar i projektit në Peer Educators Network (PEN), koordinator i projekteve në Balkan Green Foundation (BGF) dhe Hulumtues në DOTS Research.
Shkëmbi ka diplomuar në Fushën e Psikologjisë, pranë Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ai ka përfunduar edhe shkollën politike të Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.
Kontakti: [email protected]