KDI këtë vit, për të 9-tin vit me radhë organizon garën për fotografinë më të mirë që tregon korrupsionin në Kosovë. Gjatë këtyre 9 viteve, qindra qytetarë përmes dërgimit të fotografive i janë bashkuar përpjekjeve shoqërore për ta ekspozuar dhe luftuar korrupsionin!
Sivjet kemi vendosur t’ju sfidojmë me një detyrë të rëndësishme: Përmes fotografisë tregoni lidhjen midis korrupsionit edhe mjedisit (ambientit)!
Korrupsioni mjedisor është fenomen shume i përhapur dhe përfshin aktivitetet e paligjshme që e mundësojnë shkatërrimin e habitateve natyrore, ndotjen e ajrit, tokës e ujërave, eksploatimin e resurseve natyrore, e të tjera, të gjitha këto me kosto të lartë në shëndetin e njeriut dhe në degradimin e natyrës, kafshëve e bimëve që jetojnë në të.
Duke bërë fotografi që tregojnë efektet e korrupsionit në mjedis, ju jo vetëm që po bëheni qytetar AKTIV, por po i vetëdijësoni qytetarët e institucionet dhe po kërkoni llogari e po bëni hapa të rëndësishëm që sjellin ndryshime në komunitetet e juaja.
Përveç që do të argëtoheni e të kontribuoni për çështjet mjedisore, duke marrë pjesë në garë ju keni shans për të fituar një nga tre çmimet kryesore në vlerë prej 200, 150 ose 100 Euro.
Gara do të jetë e hapur nga data 2 deri më 30 nëntor 2023 dhe gjithcka që ju duhet të bëni është që të dërgoni 1 deri në 3 fotografi në adresën elektronike [email protected]. Bashkë me fotografinë(të) ju duhet t’na dërgoni të dhënat si emrin, mbiemrin, moshën, komunën dhe numrin e telefonit.
Tre fituesit shpallen më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Po atë ditë do të organizohet edhe ekspozita e fotografive.
Kushtet dhe rregullat:
Klauzola: