Kenan Beqiri

Afati:

Kenan Beqiri ka diplomuar në IBCM në Mitrovicë për Administratë Publike. Njihet si një aktivist i shoqërisë civile me fokus në ndërtimin e paqes dhe pajtimit. Me përvojë disavjeçare në organizata ndërkombëtare dhe vendore dhe i përfshirë në projekte të ndryshme me synim nxitjen e bashkëpunimit ndëretnik, ndërtimin e paqes dhe transformimin e konflikteve.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij, Kenani ka punuar ngushtë me të rinjtë, përfaqësuesit e komuniteteve, grupet fetare dhe zyrtarët komunalë, veçanërisht në fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë në regjionin e Mitrovicës. Që nga viti 1999, ai ka kontribuar aktivisht në projekte të shumta që promovojnë progresin social dhe rrisin kapacitetet e komuniteteve pa dallim.

 

Udhëheqës i një varg iniciativave me fokus primar fuqizimin e të rinjve dhe grave në shoqëri. Komunikimi, njohja e gjuhëve të huaja dhe sjellja miqësore e bëjnë atë një komunikues efektiv, duke i mundësuar përshtatjen në mjediset e ndryshme, si në sferën e punës ashtu edhe në jetën sociale.

 

Përtej angazhimeve të tij profesionale, Kenani është i apasionuar pas natyrës dhe shijon kohën e tij duke shëtitur në natyrë. Ai njihet gjithashtu si vullnetar në disa nga aktivitetet që synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.