KDI: Konkurs për punë

Afati: 10.02.2023

Instituti Demokratik i Kosovës shpallë konkurs për dy pozita të lira:

MENAXHER(E) PROJEKTI

ASISTENT(E) PROJEKTI

Këto dy pozita janë të hapura në kuadër të projektit regjional të financuar nga Komisioni Evropian, “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi – shoqëria civile lufton korrupsionin me të dhëna të lidhura me integritin politik”.

Ky projekt do të zbatohet në bashkëpunim me 4 degët e Transparency International në regjion: Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. KDI ka rolin e organizatës udhëheqëse, ndërsa Sekretariati i Transparency International në Berlin do të ofrojë mbështetje teknike.

a)    Menaxher(e) Projekti

 

Paga vjetore bruto:  Deri në 21,500 Euro (e negociueshme në bazë të përvojës)

Kontratë 3-vjeçare. Fillimi i kontratës 1 Mars 2023.

 

Kualifikimet

  • Së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e projekteve dhe sistemet e monitorimit dhe vlerësimit (MEL). Përparësi kanë kandidatët që kanë menaxhuar projekte të Komisionit Evropian apo/dhe projekte regjionale;
  • Njohja e avansuar e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar. Njohja e gjuhës serbe përparësi;
  • Diplomë universitare apo post-universitare në shkenca juridike dhe politike;
  • Njohje e shkëlqyer e kontekstit politik, institucional dhe e kornizës ligjore, me theks në: a) financimin politik; b) procesin ligjvënës dhe c) prokurimin publik;
  • Përvojë të dëshmuar në hulumtim, analizë dhe shkrim të dokumenteve të politikave e raporteve;
  • Përvojë e dëshmuar në avokim, mobilizim dhe angazhim qytetar;
  • Afinitet për të punuar me platforma digjitale dhe baza të të dhënave;
  • Aftësi të dëshmuara prezantimi dhe komunikimi në nivele të larta të vendim-marrjes publike;
  • Aftësi të dëshmuara lidershipi dhe bashkëpunimi me akterë institutcional dhe nga shoqëria civile;
  • Aftësi delegimi dhe afinitet për punë ekipore;

Përgjegjësitë/Detyrat

  • Përgjegjës(e) për menaxhimin e projektit, përfshirë planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e projektit sipas buxhetit dhe kohëzgjatjes së paraparë;
  • Përgjëgjës për zhvillimin dhe përditësimin e kornizës për Monitorim dhe Vlerësim të Projektit (MEL);
  • Përgjëgjës për vendosjen dhe mirëmbajtjen e komunikimit me partnerët nga shoqëria civile dhe akterët vendimarrës në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor;
  • Përgjegjës për nxitjen dhe koordinimin e aktivitetete/fushatave të avokimit dhe atyre hulumtuese në nivel kombëtar dhe regjional;
  • Përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e skemës për dhënien e granteve për OJQ lokale në kuadër të projektit;
  • Përgjegjës për hartimin dhe rishikimin e dokumenteve të politikave, raporteve hulumtuese, komunikatave, editorialeve, moduleve të trajnimeve, udhëzuesve etj;
  • Përgjegjës për organizimin e punëtorive, trajnimeve, tryezave dhe konferencave vendore e rajonale;
  • Përgjegjës për raportim të rregullt tek donatori (përgatitjen e raporteve peridike dhe finale);
  • Gatishmëri dhe fleksibilitet për të udhëtuar në shtetet e rajonit dhe më gjerë;

b)   Asistent(e) Projekti

 

Paga vjetore bruto: Deri në 13,200 Euro (e negociueshme në bazë të përvojës)

Kontratë 3-vjeçare. Fillimi i kontratës 1 Mars 2023.

 

Kualifikimet

  • Së paku 3 vite përvojë pune në organizatat e shoqërisë civile dhe në zbatimin e projekteve. Përparësi kanë kandidatët që janë përfshirë në zbatimin e projekteve regjionale apo atyre të financuara nga Komisioni Evropian;
  • Njohja e avansuar e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar. Njohja e gjuhës serbe përparësi;
  • Diplomë universitare në shkenca juridike dhe politike;
  • Afinitet për të punuar me platforma digjitale e baza të të dhënave, rrjete sociale;
  • Aftësi në organizimin e ngjarjeve/aktiviteteve të projektit, përfshirë tryezat kombëtare, tryezat rajonale, punëtoritë, trajnimet, aktivitete vetëdijësuese;
  • Përvojë në shkrimin raporteve, hulumtimeve, dokumenteve të politikave në gjuhën angleze;
  • Njohuri me kornizën ligjore aktuale në financimin politik, procesin ligjvënës, prokurimin publik;

Përgjegjësitë/Detyrat

  • Ndihmon Projekt Menaxherin(en) në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të projektit të lidhura me fazën e planifikimit, zbatimit dhe vlerësimit të projektit;
  • Përgjegjës për organizimin e punëtorive, trajnimeve, fushatave avokuese, tryezave dhe konferencave vendore e rajonale;
  • Ndihmon në koordinimin e aktiviteteve në vend dhe atyre rajonale dhe lehtësimin e komunikimit me partnerët implementues të projektit dhe me akterët institucionalë;
  • Përgjegjës për anën teknike të zbatimit të projekteve (përgatitjen e ftesave, agjendave, komunikatave, postimeve në rrjete sociale) dhe çështje logjistike (aranzhim të udhëtimeve, akomodimit);
  • Ndihmon Projekt Menaxherin(en) në prezantim të projektit dhe produkteve derivuese me akterët e jashtëm dhe donatorin;
  • Ndihmon Projekt Menaxherin(en) në mbledhjen e të dhënave dhe në hartimin e raporteve, përfshirë ato rreth fushave tematike dhe ato për donatorin;
  • Gatishmëri dhe fleksibilitet për të udhëtuar në shtetet e rajonit dhe më gjerë;

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Aplikimi për punë bëhet vetëm në formë elektronike. Kandidatët duhet të dorëzojnë CV-në e tyre, Letrën e Motivimit dhe 1-2 shembuj të punës së tyre hulumtuese ose akademike (në gjuhën angleze) në adresën elektronike  [email protected] deri më 10 Shkurt 2023. Në titull të emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën po aplikoni.

KDI rezervon të drejtën të ftojë në intervistë vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs. KDI do t’i jep mundësi të barabartë të gjithë aplikantëve, duke i vlerësuar ata në bazë të meritave, kualifikimeve dhe aftësive. Me këtë rast KDI do t’i shmanget çdo forme të diskriminimit në bazë të: gjinisë, etnisë, racës, orientimit seksual, aftëisë së kufizuar etj.

 

Informata mbi organizatën dhe projektin:

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e themeluar në vitin 2005 e cilat angazhohet për të mbështetur demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë. KDI është degë e Transparency International për Kosovë.

Projekti “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi – shoqëria civile lufton korrupsionin me të dhëna të lidhura me integritin politik” do të zbatohet nga KDI në bashkëpunim me 4 degët e Transparency International në regjion: Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. KDI ka rolin e organizatës udhëheqëse, ndërsa Sekretariati i Transparency International në Berlin do të ofrojë mbështetje teknike.

Raportet ndërkombëtare kredibile tregojnë se korrupsioni në shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë shumë i përhapur ndërsa mosndëshkueshmëria për rastet e korrupsionit mjaft e lartë si rezultat i joefikasitet të organeve të drejtësisë. Ky projekt synon përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për të zbuluar dhe shmangur risqet e korrupsionit politik duke përdorur të dhëna të hapura, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave në mes të akterëve relevantë. Do të zhvillohet një platformë digjitale rajonale “Integrity Watch”  e cila do të mbështet përpjekjet kolektive për të zbuluar  risqet e korrupsionit në sektorin publik dhe privat duke mbledhur, përpunuar dhe analizuar të dhënat publike (të hapura) mbi financimin politik (raportet financiare të subjekteve politike, donacionet për subjektet politike), deklarimin e pasurisë; prokurimet publike, ndikimin e papërshtatshëm të grupeve të interesit në procesin legjsilativ (regjistrat e votimit, ligjet, legjislacioni dytësor), regjistrin e bizneseve dhe të dhëna tjera relevante të cilat janë të qasshme në shtetet ku do të zhvillohet projekti.

Mbi bazën e krijimit dhe publikimit të këtyre “databazave” dhe flamujve/risqeve të korrupsionit në nivel kombëtar dhe rajonal, do të zhvillohen kampanja avokimi (kombëtare dhe rajonale) për të përmirësuar politikat dhe praktikat kundër-korrupsion, përmes krijimit të platformave ndër-shtetëtore të diskutimit që mbledhin bashkë përfaësuesit institucionalë dhe shoqërinë civile. Publikimi i të dhënave që sinjalizojnë për korrupsion në platformën digjitale Integrity Watch është bazë e mirë për gazetarinë investigative dhe organizata tjera të shoqërisë civile të hulumtojnë më thellë dhe të ekspozojnë rastet e korrupsionit.  Skemat e subgrantimit do të mundësojë mbështetje financiare për idetë, aktivitetet dhe  projektet e OJQ-ve në vend dhe në rajon.