Albesa është pjesë e ekipit të KDI që nga gushti i vitit 2022 në pozitën e këshilltares ligjore në Qendrën për Avokim dhe Këshilla Ligjore (ALAC).
Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Prishtinës dhe një pjesë të studimeve i ka vazhduar në Gjermani, në “Philipps-Universität Marburg”. Në vitin 2020, ka marrë titullin master i shkencave juridike në programin Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit në “Ohio Northern University”, me specializim në programin e Pedagogjisë Ligjore. Albesa gjithashtu ka përfunduar provimin e jurisprudencës.
Para angazhimit në KDI, Albesa ka punuar si Koordinatore e Programit të Sponsorshipit, në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe si Asistente Ligjore në projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse” në Handikos.
Fokusi dhe angazhimi i saj janë ofrimi i asistencës juridike falas për qytetarët dhe identifikimi i temave avokuese.
Kontakti: [email protected]