Webinari i radhës informon mbi pjesëmarrjen qytetare në jetën parlamentare

03.07.2019

“Pjesëmarrja e qytetarëve në jetën parlamentare”, ishte tema e kursit online të radhës, që KDI ka mbajtur , ligjëruar nga drejtori ekzekutiv Ismet Kryeziu.

Përgjatë kësaj ligjërate online, pjesëmarrësit patën mundësi që përmes prezantimeve dhe komunikimit direkt, të informohen në detaje për legjislacionin edhe mënyrat e mobilizimit qytetar dhe ndikimit në vendimmarrje. .

KDI do të vazhdojë me kurse të tilla edhe për çështje të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

Ndiqeni faqen e KDI-së në rrjete sociale për tu informuar për kurset e radhës.