Qytetarët e Lipjanit kërkojnë rritje të transparencës nga deputetët

Takime 28.01.2020

Lipjani është komuna e radhës ku KDI dhe POLIS bashkëorganizuan diskutim publik mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me qëllim ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit.

Në këtë takim prezentë ishin deputetët: Fitore Pacolli – Dalipi (LVV), Shkëlzen Hajdini (LDK) Vlora Limani – Hajnuni (LDK) dhe Ilir Tasholli (LDK).

Gjatë këtij diskutimi publik, qytetarët parashtruan një sërë kërkesash e rekomandimesh për deputetët e pranishëm, duke përfshi çështjet që lidhen me reformën zgjedhore, politikat tatimore që ndihmojnë zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, ndryshimi i politikave mjedisore në funksion të përmirësimit të gjendjes, çështja e pensionit të moshës dhe përmirësimi i kushteve të pensionistëve, ngritja e cilësisë në arsim me fokus në arsimin profesional etj.

Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.