Qytetarët e Graçanicës takohen me deputetë të Kuvendit nga kjo komunë

Takime 26.11.2018

KDI në bashkëpunim me Center for Peace and Tolerance (CPT), ka organizuar sot takimin publik mes qytetarëve të Graçanicës dhe deputetit Slobodan Petrovi? (SLS) i cili është edhe përfaqësuesi i vetëm i zgjedhur nga kjo komunë në Kuvendin e Kosovës.

Ndër temat që u ngritën gjatë këtij bashkëbisedimi mes qytetarëve dhe deputetit Petrovi?, vlen të përmenden nevoja për rritjen e aktivizimit qytetar në komunat me shumicë serbe, përfshirjen e të rinjve serb në çështjet politike dhe publike, përmirësimi dhe avancimi i përfaqësimit të interesave të qytetarëve Serb nga përfaqësuesit e tyre.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve ‘’Takimet Publike’’ mes deputetëve dhe qytetarëve të cilat do të realizohen në 11 Komuna, në kuadër të projektit për monitorimin e Kuvendit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” financuar nga UNDEF.