sq - en

Përmes hulumtimit dhe dëgjimit publik shqyrtohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit

Tryeza 27.03.2018

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë mbajtur sot dëgjim publik për të shqyrtuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast u prezantua edhe hulumtimi parlamentar lidhur me këtë temë i realizuar nga KDI, ku janë krahasuar praktikat e vendeve tjera sa i përket inspektoratit të arsimit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të KDI-së për “Përkrahje të Hulumtimeve Parlamentare në Kosovë”, mbështetur nga USAID.