Përmbyllen punëtoritë për procesin e konsultimeve publike

Punëtori 10.06.2019

KDI  përmbylli fazën e mbajtjes së punëtorive me 6 komunat e rajonit të #Prizrenit, që kishin për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në respektimin e plotë të legjislacionit që siguron përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Punëtoria e fundit u mbajt në #Prizren, me drejtorë të drejtorive, zyrtarë të drejtorive, dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës.

Në punëtori u shtjelluan format, teknikat, fazat si dhe roli dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale në procesin e konsultimit publik të përcaktuara me legjislacionin e ri.

Ndërkaq procesi i vlerësimit të zbatimit të UA për standardet minimale të konsultimit publik në komuna do të jetë pjesë e fokusit të angazhimit të KDI-së për vitin 2019.