Përfaqësuesit e KEK-ut ndajnë praktikat dhe sfidat në fushën e prokurimit

Punëtori 21.03.2019

Në kuadër të projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet publike, KDI mbajti sot një fokus grup me përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga përfaqësuesit e KEK-ut lidhur me proceset e prokurimit në këtë kompani, praktikat dhe sfidat e zyrtarëve të prokurimit gjatë punës së tyre. Këto të dhëna do të përdoren gjatë përpilimit të raportit nga monitorimi i kontratave konkrete të kësaj kompanie.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: drejtori Ekzekutiv i Termocentralit Kosova B, U.d drejtori i Zyrës së prokurimit, zyrtar i Prokurimit dhe menaxherë të kontratave.

Projekti për monitorimin e prokurimit publik në institucionet shtetërore financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.