Mbahet punëtoria lidhur me standardizimin e kritereve në dosjet e tenderëve

Punëtori 04.03.2020

KDI së bashku me zyrtarët e prokurimit dhe përfaqëues nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) kanë diksutuar për situatën aktuale që ka të bëjë me vendosjen e kritereve të dosjeve të tenderëve, problemet që rrjedhin nga vendosja e kritereve të ndryshme dhe mundësinë e standardizimit të kritereve për aktivitete të llojit dhe vlerës së njejtë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet qendrore që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.