Mbahet punëtori për blerjen e produkteve të njëjta me çmime të ndryshme në Prokurimin Publik

Punëtori 22.01.2020

Instituti Demokratik i Kosovës,  ka mbajtur punëtori me temë “Blerja e produkteve të njëjta me çmime të ndryshme në Prokurimin Publik në Kosovë”.

Në këtë punëtori u diskutua për atë sesi institucionet publike janë duke paguar çmime të ndryshme për kontraktim të produkteve apo shërbimeve të njëjta, ku nga institucioni në institucion, por edhe brenda një institucioni të vetëm ekzistojnë diferenca të mëdha të paarsyeshme në çmimet e blerjes.

Kjo dukuri është një simptomë që tregon për defiçiencat që ekzistojnë në sektorin e prokurimit publik dhe rrezikon shpërdorimin e fondeve publike.

Përfaqësuesit nga institucionet publike si:#Dogana#AQP#OShP#ZKA#KEK#KRPP etj., që ishin pjesë e kësaj punëtorie ofruan inpute për intervenimet e nevojshme në legjislacion dhe zbatimin e ligjit, dhe nga kjo punëtori pritet të dalin rekomandime konkrete për Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që sa më shumë të reduktohen shpërdorimet e fondeve publike.

Punëtoria është zhvilluar në kuadër të projektit “Përkrahja e shoqërisë civile në rritjen e mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies në institucionet publike”, që mbështet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.