Lagjet që banojnë komunitetet jo shumicë të anashkaluar nga investimet publike

Tryeza 26.09.2018

Prizren, 26 shtator 2018

“Kush i përfaqëson grupet e papërfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ?”,  ishte tema e tryezës e cila bërë bashkë përfaqësues të institucioneve të komunës së Prizrenit dhe qytetarët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Ata patën rastin të parashtrojnë pyetje, të ngrisin shqetësime dhe të flasin drejtpërdrejtë me vendimmarrësit në nivel lokal. Përballë tyre ishin nënkryetari i Komunës, anëtarë të Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarë të Komitetit për Komunitete.

Ndër shqetësimet kryesore të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë të nënpërfaqësuara në vendimmarrje ishin: anashkalimi i investimeve publike në infrastrukturë në lagjen ku jetojnë, mungesa e qasjes së lirë në prona si pasojë e mos gatishmërisë së komunës për të shpronësuar disa prona, legalizimin e shtëpive, mos mirëmbajtja e hapësirave publike në lagjet e tyre etj.

Shqetësim i tyre mbetet edhe mungesa e implementimit të Strategjisë nga ana e komunës, dokument i cili është aprovuar mirëpo nuk ka gjetur zbatim në praktik. Ky dokument, i cili nuk është zbatuar, ka anashkaluar problematikat bazë të komuniteteve RAE si: në punësim në sektorin publik, lehtësim në punësimin në sektorin privat, ofrim të shërbimeve më të mira arsimore, shëndetësore për komunitetin etj.

Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën të indinjuar për mos vullnetin e përfaqësuesve politik të subjekteve politike që kanë fituar mandate në kuvendin e komunës ngase kjo qasje i  privon komunitetet që nuk përfaqësohen në institucionin me të lartë vendimmarrës. Ata kanë kërkuar, të mos bëjnë dallime në ngritjen e shqetësimeve nga përfaqësuesit në Kuvendin e Komunës ngase si votues kanë kontribuar në fitore të subjekteve politike.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit z. Eshref Memaj potencoi gatishmërinë e komunës së Prizrenit për adresimin e çdo kërkese dhe shqetësimi, ku njëherit ka kërkuar që Komunitetit për Komunitete të jetë më azhur në artikulimin e kërkesave në Kuvendin e Komunës.

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Së bashku mundemi”, i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.