Kryetari i Dragashit zotohet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç

Takime 12.09.2018

KDI në vazhdën e aktiviteteve avokuese, zhvilloi një takim më kryetarin e Komunës Dragash z. Shaban Shabani, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të fshatit Blaç. Shkak i këtij takimi ishte diskutimi mbi çështjet e identifikuara nga organizimet e KDI dhe adresimi i tyre për tu përfshirë në planet konkrete të komunës së Dragashit.

Prioritet në fshatin Blaç mbetet investimi në rrjetin e ujësjellësit, ku nga kryetari i komunës është marrë zotimi se do të planifikohen 80 mijë euro investime në rrjetin e ujësjellësit në këtë lokalitet.

Angazhimi i përbashkët në listimin e prioriteteve mbetet fokus i KDI-së në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.