sq

Kryeministri Hoti: Pa njohje reciproke nuk ka marrëveshje

Tryeza 16.09.2020

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të “Platformës së shoqërisë civile për dialogun” ka mbajtur diskutim me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medias.

Në hapjen e tryezës, Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, bëri një përmbledhje të zhvillimeve të fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve duke theksuar që mbeten ende shumë pikëpyetje rreth tij. Ajo shtoi se mungesa e konsensusit politik në vend po vazhdon të shoqërojë procesin e dialogut me Serbinë ndërsa mungesa e transparencës mbetet problematikë e cila duhet adresuar. Gjithashtu ajo ngriti çështjen e zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit si dhe procesin e ndërmjetësuar nga BE.

Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e PIPS, prezantoi “Platformën e Shoqërisë Civile për Dialog” ku tha se kjo platformë erdhi si nevojë për ta freskuar procesin e rinisur të dialogut, duke e përafruar qytetarin me zhvillimet në dialog. Ajo shtoi se platforma është themeluar si një iniciativë e përbashkët e organizatave dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile të profileve të ndryshme, duke përfshirë dhe aspektin etnik. Ndërsa si synim ndër të tjera ka promovimin e transparencës, gjithpërfshirjes dhe llogaridhënies së institucioneve përgjegjëse për procesin e  dialogut Kosovë-Serbi. Kryeziu, ndër të tjera tha se “dallimet në demokraci mund të jenë të frytshme, por jo antagonizmat e përhershëm” duke i bërë thirrje Kryeministrit të shfrytëzoi mundësitë dhe ekspertizën që kjo platformë ofron.

Në adresimin e tij, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prezantoi parimet dhe objektivat e Qeverisë lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit ai tregoi hapat deri tek arritja e kësaj marrëveshje. Ai njoftoi që Qeveria ka filluar përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit dhe në ditët në vijim do të përgatiten edhe planet për obligimet e Ministrive përkatëse për zbatimin e kësaj marrëveshje. Ndërsa lidhur me takimet në Bruksel, kryeministri deklaroi që deri më tani janë diskutuar tema e të pagjeturve, zhvillimi ekonomik, tema e të zhvendosurve, çështjet e pronës dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai theksoi se pret që një marrëveshje finale me Serbinë mund të përmbyllet brenda muajve ose një viti. “Ajo që po bëjmë është se po diskutojmë për elementet e marrëveshjes finale, në përputhje me konventat ndërkombëtare. Nuk jemi duke arritur një marrëveshje parciale por marrëveshje finale për njohje reciproke.” – theksoi Kryeministri Hoti.

Qëllimi i këtij procesi sipas tij është vetëm njohja reciproke dhe me Serbinë do të dakordohen për të gjitha çështjet ose nuk do të ketë fare dakordim.  Ai u zotua se marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të rihapet, ndërsa zbatimi i saj do të bëhet vetëm pas njohjes reciproke dhe vetëm në përputhje me Kushtetutën. Kryeministri Hoti shtoi se metodologjia e negociatave është ndërtuar në format të tillë që secila palë propozon temat e diskutimit. Ai tha se çështja që do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel janë obligimet financiare në mes të dy vendeve, ku përfshihen çështja e pensioneve, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik i ish-Jugosllavisë, dëmet e luftës dhe një sërë çështjesh të tjera brenda kësaj kategorie. Ndërkaq u shpreh se në takimin e nesërm nuk do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pjesëmarrësit e pranishëm nga shoqëria civile në këtë tryezë, ngritën çështjen e transparencës në dialog, hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem,  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Ujmanin, kishën ortodokse, mini-shengenin, dhe strategjinë e Kosovës në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. Kryeministri Hoti u zotua për transparencë të plotë ndaj Kuvendit, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë dhe bëri thirrje publike për organizatat e shoqërisë civile për tu bërë pjesë e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë mbi çështjen e dialogun.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirë informuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

//

Premijera Hoti: Bez uzajamnog priznanja nema sporazuma

Demokratski institut Kosova (KDI) u okviru „Platforme civilnog društva za dijalog“ održao je diskusiju sa premijerom Kosova g. Avdullah Hoti i predstavnicima civilnog društva i medija.

Na otvaranju okruglog stola, Jeta Krasniqi, vo?a projekta u KDI-u, napravila je sažetak nedavnih dešavanja u vezi sa procesom normalizacije odnosa, isti?u?i da su ostali još mnogi znakovi pitanja oko toga. Ona je dodala da nedostatak politi?kog konsenzusa u zemlji i dalje prati proces dijaloga sa Srbijom, dok nedostatak transparentnosti ostaje problemati?an i treba ga se rešavati. Tako?e je pokrenula pitanje primene sporazuma iz Vašingtona kao i procesa uz posredovanje EU-a.

Leonora Kryeziu, izvršna direktorica PIPS-a, predstavila je „Platformu civilnog društva za dijalog“ gde je rekla da ova platforma je nastala kao potreba za ažuriranjem ponovo zapo?etog procesa dijaloga, približavaju?i gra?ane sa dešavanjima u dijalogu. Dodala je da platforma je uspostavljena kao zajedni?ka inicijativa organizacija i ?lanova civilnog društva razli?itih profila, uklju?uju?i etni?ki aspekat. Dok cilj je, izme?u ostalog, i promovisanje transparentnosti, sveobuhvatnosti i odgovornosti institucija odgovornih za proces dijaloga izme?u Kosova i Srbije. Kryeziu je rekla da „razlike u demokratiji mogu biti plodne, ali ne i trajni antagonizmi“ pozivaju?i premijera da iskoristi mogu?nosti i stru?nost koje ova platforma nudi.

U svom obra?anju, premijer Kosova Avdullah Hoti predstavio je na?ela i ciljeve Vlade u vezi sa procesom dijaloga sa Srbijom. U vezi sa Vašingtonskim sporazumom, on je pokazao korake ka postizanju Vašingtonskog sporazuma. On je dao do znanja da Vlada je zapo?ela pripreme za sprovo?enje Vašingtonskog sporazuma i narednih dana bi?e pripremljeni i planovi za obaveze odgovaraju?ih ministarstava za sprovo?enje ovog sporazuma. Dok, povodom sastanaka u Briselu, premijer je naveo da se do sada razgovaralo o temi nestalih, ekonomskom razvoju, temi raseljenih lica, imovinskim pitanjima i Zajednice opština sa srpskom ve?inom. Naglasio je da o?ekuje da ?e kona?ni sporazum sa Srbijom biti zaklju?en za nekoliko meseci ili godinu dana. „Ono što mi radimo je diskusija o elementima kona?nog sporazuma, u skladu sa me?unarodnim konvencijama. Ne postižemo delimi?ni sporazum ve? kona?ni sporazum o uzajamnom priznavanju“. – naglasio je premijer Hoti.

Prema njegovim re?ima, svrha ovog procesa je samo uzajamno priznavanje i sa Srbijom ?e se dogovoriti o svim pitanjima ili uopšte ne?e biti sporazuma. Obe?ao je da sporazum Zajednice opština sa srpskom ve?inom ne?e biti ponovo otvoren, dok ?e se njegova primena odvijati tek nakon me?usobnog priznavanja i samo u skladu sa Ustavom. Premijer Hoti je dodao da je pregovara?ka metodologija izgra?ena u takvom formatu da svaka strana predlaže teme i diskusije, dodaju?i da pitanje o kojem ?e se razgovarati na slede?em sastanku u Briselu su finansijske obaveze izme?u dve zemlje, pitanje penzija, sukcesija imovine bivše Jugoslavije, javni dug bivše Jugoslavije, ratna šteta i mnoštvo drugih pitanja u ovoj kategoriji.

Prisutni u?esnici iz civilnog društva na ovom okruglom stolu pokrenuli su pitanje transparentnosti u dijalogu, otvaranja ambasade Kosova u Jerusalimu, Zajednice opština sa srpskom ve?inom, Gazivoda, pravoslavne crkve, mini Šengena i strategije Kosova ukoliko se ne može posti?i kona?ni sporazum sa Srbijom. Premijer Hoti obavezao se na potpunu transparentnost prema Skupštini, civilnom društvu i široj javnosti i javno je pozvao organizacije civilnog društva da postanu deo vladinih stru?nih timova po pitanju dijaloga.

Ova diskusija se organizuje u okviru projekta „Promocija dobro informisanog i u?esni?kog procesa u završnoj fazi dijaloga Kosovo-Srbija“ koji se podržava od ambasade Švajcarske i ambasade Nema?ke na Kosovu.