sq

KONKURS PËR PUNË: Një (1) hulumtues

Njoftime 04.04.2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është organizatë joqeveritare e angazhuar në mbështetjen e zhvillimit të demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me synimin për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.

Në kuadër të projektit regjional “Luftimi i pandëshkueshmërisë në rastet e mëdha të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor” të  financuar nga Komisioni Evropian, KDI kërkon të punësojë një Hulumtues me orar të plotë. Kohëzgjatja e kontratës është nga 01-05-2019 deri 31-10-2020 (18 muaj).

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

Kandidati i përzgjedhur për këtë pozitë:

 

  • Punon ngushtë me menaxherin e projektit në realizimin e objektivave të parapara me projekt;
  • Mbledh informata për rastet e mëdha të korrupsionit që ndodhen nën shqyrtim gjyqësor në gjykatat gjegjëse;
  • Monitoron seancat gjyqësore për të përcjellë progresin në shqyrtimin e rasteve të mëdha të korrupsionit;
  • Përpilon raporte pune, raporte hulumtuese dhe ofron të dhëna statistikore në bazë të informatave të mbledhura rreth progresit në shqyrtimin e rasteve të mëdha të korrupsionit;
  • Rifreskon në vazhdimësi bazën e të dhënave me informata rreth rasteve të mëdha të korrupsionit;
  • Mbledh informata rreth procesit legjislative gjatë shqyrtimit dhe zbatimit të ligjeve dhe udhëzimeve administrative të identifikuara si legjislacion i draftuar për interesat e grupeve të caktuara (“tailor – made laws”);
  • Rifreskon në vazhdimësi bazën e të dhënave me informata rreth legjislacionit të shkruar për grupe të caktuara të interesit;
  • Punon ngushtë me menaxherin e projektit në organizimin e tryezave, takimeve, konferencave për shtyp si dhe aktiviteteve tjera të parapara me projekt
  • Kryen detyra tjera që i caktohen nga menaxheri i projektit apo koordinatori i projekteve;

 

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

 

  • Të ketë diplomë universitare në shkenca juridike. Kandidatët me shkollim master do të kanë përparësi.
  • Përvoja e punës në zbatimin e projekteve në sektorin joqeveritar do të ishte përparësi por nuk është e domosdoshme
  • Njohuri të mira të infrastrukturës ligjore në Kosovë dhe sidomos të atyre që ndërlidhen me punën e gjyqësorit në Kosovë
  • Njohuri të mira të procesit ligjvënës në Kosovë
  • Aftësi të shkëlqyera logjistike, organizative, të komunikimit dhe punës në grup
  • Aftësi të dëshmuara për hulumtime dhe analiza
  • Aftësi në të shkruar dhe në hartimin e raporteve, komunikatave etj
  • Gatishmëria për të punuar në terren në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe të folur

Afati i fundit për aplikim është deri më 19 prill 2019, ora 17:00.

 

Ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një Letër Motivuese në e-mail adresën [email protected]

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë.