sq

Kërkohet strategji për reduktimin e qeseve dhe shisheve të plastikës

Tryeza 18.06.2019

Në mënyrë që të diskutohet  rreth hartimit të politikave për reduktimin dhe ndalimin e përdorimit të qeseve dhe shisheve të plastikës, KDI ka mbajtur sot një tryezë diskutimi lidhur me këtë temë, me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe të interesit  që merren me çështje të ambientit.

Këtij diskutimi i parapriu prezantimi i një hulumtimi parlamentar, lidhur me praktikat e mira të vendeve europiane për adresimin e kësaj çështje.

Statistikat flasin se vetëm brenda vitit 2017 dhe 2018 në Kosovë janë importuar mbi 12 mijë tonë qese dhe shishe të plastikës. Ndërsa organizatat që merren me mbrojtje të mjedisit, konsiderojnë se vetëm në lumenjtë e Kosovës gjenden mbi 20 mijë tonë plastikë.