Kërkohet rritje e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes OSHC-ve të rajonit të Prizrenit

Takime 15.01.2019

KDI ka organizuar takim me Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) nga komunat e rajonit të Prizrenit, me qëllim të shkëmbimit të informatave për aktivitetet dhe koordinimin e bashkëpunimin e ndërsjellë.

Përfaqësuesit e SHC-së shpalosën aktivitetet që synojnë t’i realizojnë në kuadër të projekteve të tyre dhe si konkluzion i përgjithshëm i këtij takimi mbeti angazhimi i përbashkët në aktivitetet avokuese si dhe u vlerësua që takimet e tilla të jenë takime mujore për sektorin jo-qeveritar.

Një nga shqetësimet e dala në kuadër të këtij takimi mbetet mos transparenca në financimin e projekteve nga fondet publike që jepen për OShC-të nga komunat e rajonit të Prizrenit.

Ky takim shërbeu edhe si mundësi e dhënies së informatave nga KDI,  se si indikatorët e matjes së transparencës së komunave të rajonit të Prizrenit, mund të përdoren si mekanizëm në proceset avokuese në çështjet e ngritura nga Organizatat e Shoqërisë Civile.