Kërkohet rregullim ligjor për punë praktike në Kosovë

Tryeza 13.05.2019

“Rregullimi Ligjor i Punës Praktike në Kosovë’’, është tema e tryezës së sotme që KDI ka organizuar, në një diskutim me deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Në Kosovë nuk ka kornizë ligjore të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse sa i përket rregullimit të punës praktike. Kjo bën që praktikantët në Kosovë të ballafaqohen me probleme të shumta të cilat janë në kundërshtim me standardet e BE-së.

Kur nuk ka mbikëqyrje institucionale, puna praktike mund edhe të keqpërdoret nga punëdhënësit.

Ndërsa një nga problemet kryesore është kontraktimi i punës praktike, e cila sipas Ligjit të Punës nuk është obligative.

Në këtë tryezë po prezantohet edhe një hulumtimi parlamentar rreth rregullimit të punës praktike në Kosovë.