Kërkohet mbështetje më e madhe institucionale për riintegrimin e viktimave në baza gjinore

Tryeza 05.04.2019

“Dhuna në baza gjinore dhe përgjegjshmëria e komunave në adresimin e nevojave të viktimave të dhunës në baza gjinore” – ishte tema e cila është trajtuar me akterë institucional dhe jashtë institucional në komunën e Prizrenit.

Ky takim kishte për qëllim të kontribuojë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe sensibilizimit institucional në adresimin e nevojave të viktimave të dhunës në baza gjinore dhe trajtimin e mëtejmë të rasteve si dhe mundësitë e komunës në hartimin e politikave për financimin e mundshëm të “Strehimores” në Komunën e Prizrenit.

Kumrije Bytyqi –  përfaqësuese e Qendrës për Punë Sociale (QPS) duke referuar angazhimit e këtij institucioni tha se “si komunë, pa strehimoret nuk do të ishim në gjendje të ofrojmë shërbime adekuate sidomos në rastet e dhunës në baza gjinore andaj edhe duhet të kemi një angazhim më të madh për mbështetjen e strehimore”.

Arta Oseku – përfaqësuese e QSFG tha se “kemi mungesë të mjeteve buxhetore për të trajtuar dhe ofruar shërbimet adekuate viktimave të dhunës në baza gjinore. Mbështetjen e vetme nga Komuna e Prizrenit kemi subvencionet dhe nuk janë të mjaftueshme për operimin e strehimores. Po ashtu, komuna duhet të ndryshoj politikat e saj të strehimit social, dhe viktimat e dhunës në baza gjinore duhet t’ju ofrohet banesa sociale pas rehabilitimit në strehimore. “Gjendja e tillë duhet të tejkalohet vetëm me përkrahjen e duhur financiare nga ana e komunës” tha ajo.

Tringa Kasëmi – aktiviste e shoqërisë civile  vuri në pah mos gatishmërinë e komunës së Prizrenit në dizajnimin e politikave gjithëpërfshirëse. “Unë nuk po shohë një gatishmëri të komunës së Prizrenit, përkrahja është tejet simbolike për strehimoren”. Nëse ne kemi mjete buxhetore me i përkrah aktivitete tjera, atëherë pse nuk ka mundësi të mbështetet  strehimoren, ne duhet të dalim me një rekomandim, që duhet të shtyhen këto politika për të adresuar dhunën në baza gjinore” – përfundoj ajo.

Pjesëmarrësit duke ju referuar rëndësisë për të dal në ndihmë viktimave të dhunës në baza gjinore, kanë kërkuar mbështetjen institucionale për strehimoren derisa vendimmarrësit janë zotuar për angazhim dhe gjetjen e mundësisë për mbështetjen më të madhe financiarë të strehimores në komunën e Prizrenit. Në kuadër tw takimit, fokus tjetër i është dhënë edhe ri-integrimin e viktimave të dhunas në baza gjinore ngase komuna fare pak ka fokus çështjen e ri-integrimit tw viktimave në jetën sociale.