sq

KDI takohet me grupe parlamentare për Ligjin për Dialogun

Takime 14.03.2019

KDI ka realizuar takime të ndara me dy grupet parlamentare të opozitës, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen në të cilat ka diskutuar lidhur me analizën e KDI-së mbi Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

KDI në këtë analizë ka adresuar një sërë çështjesh dhe një sërë rekomandimesh të cilat do të duhej të adresoheshin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit të këtij ligji në Kuvend. Kjo analizë është ndarë edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes postës elektronike para votimit të ligjit në leximin e dytë. Mirëpo, asnjë nga këto çështje nuk janë adresuar nga të njëjtit.

KDI konsideron se ky ligj aplikon procedurë të veçantë për anëtarin e shoqërisë civile dhe si rrjedhojë aplikon standard të dyfishtë. Kjo e vë në pikëpyetje pozitën e këtij anëtari të delegacionit me anëtarët e tjerë, të cilët duhet të votohen nga Kuvendi.

Në këtë analizë ndër të tjera kemi gjetur se ky ligj tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale, të prek ndarjen e pushteteve dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve kushtetuese të Kosovës, duke synuar kalimin e kompetencave nga institucionet kushtetuese tek Delegacioni Shtetëror.

Sipas analizës ligji gjithashtu lë hapësirë në mënyrën e mbikëqyrjes parlamentare të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe të vet punës së Delegacionit Shtetëror duke i dhënë mandat vetëm një Komisioni Ad Hoc.Për detaje dhe

rekomandime të tjera, analizën e plotë mund ta gjeni këtu.

 

.