KDI pjesë e takimit përmbyllës të projektit rajonal “Sistemi Kombëtar i Integritetit”

Takime 09.10.2018

Përfaqësues të KDI-së po marrin pjesë në takimin përmbyllës të projektit regjional “Sistemi Kombëtar i Integritetit”, që po mbahet në Stamboll prej 9-12 tetor.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi ecurinë dhe ndikimin që ka pasur projekti në përpjekjet e shteteve të rajonit për luftimin e korrupsionit dhe përgatitjet për fillimin e projektit të ri.

Ky projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe përfshin 7 shtete të rajonit të Ballkanit.