KDI mbështet protestën e punëtorëve të “Ramiz Sadikut” për 20% të privatizimit

Reagime 05.06.2018

Në vazhdën e përpjekjeve për të realizuar të drejtën e tyre, punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku”, protestuan para ndërtesës së Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare për Privatizim, në shenjë të pakënaqësisë për mos dhënien e 20% pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ka dy vite që KDI përmes programit për ndihmë juridike për qytetarë është duke ju ofruar ndihmë ligjore 470 punëtorëve të kësaj ndërmarrje, nëpërmjet përgatitjes së shkresave, kallëzimeve penale, ankesave në gjykatë e kërkesave të ndryshme.