Edhe 44 takime mes banorëve dhe autoriteteve lokale për prioritizimin e nevojave qytetare

Takime 29.12.2018

Nga terreni #8

7 – 22 dhjetor

Mamushë,grup joformal – Dëmet e shkatuara nga të reshurat atmosferike ka qenë tema e diskutimit mes  fermerëve të Mamushës dhe përfaqësuesve të komunës.

Kryetari i komunës njoftoi fermerët se kanë siguruar një grant emergjentë  nga Qeveria në  vlerë prej 400000 euro për mbulimin e dëmeve, nga dhe u morrën rekomandime të ndryshme nga fermrët prezent.

Mamushë, grup joformal – Takimi është zhvilluar me banorët e lagjes “Asma Mahalla” dhe Kryetarit të komunës, me problemin e mungesës së ndriçimit publikë në lagje të banueshme me shumë shtëpi, e që për rrezik, kanosen cdo ditë nga vjedhjet në shtëpitë e tyre në lagjet. Kryetari i Komunës, ka  premtuar, që problemi i tyre do të zgjidhet shpejtë, jo më largë se dy javët që po vijnë.

Mamushë, grup joformal – Maturantët e Mamushës  në takimin e organizuar nga KDI, ku të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë komunal, kanë kërkuar  rifunksionalizmin e shtëpisë së kulturës në Mamushë.  Nga Nënkryetarët e Komunës, u tha sa kanë marr zotim nga MKRS, për ndarje të mjeteve, ku gjatë vitit 2019 parashihet ndërtimi i ri i objektit të kulturës.

Mamushë,grup joformal –Banorët e lagjes në qendër të qytetit kanë shfaqur shqetësimet lidhur me kanalizimin, ku gjatë reshjeve atmosferike, po shkakton dëme në ekonominë familjare.

Nënkryetari i Komunës, të pranishmëve u dha sqarime shtesë për planet e komunës për vitet në vijim për mundësinë e zgjidhjes së problemeve,  jo vetëm në këtë lagje por edhe lagje tjera që është problematikë kanalizimi, ku përmes donatorëve dhe komunës, do të bëhët hapja e jazeve si pronë komunale e të cilat do të I bëhet zgjidhje shumë lagjeve në qytet.

Mamushë, grup joformal – Banorët e lagjes “Jeni Mahale”po ndihen të rrezikuar nga tensioni i i lartë i energjisë elektrike

Ata në takimin e organziaur nga KDI, kërkuan zgjidhje të problemit.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës banorëve u rekomandoi nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve dhe përpilimit të kërkesës bashkarisht me komunën për ta shtyrë përpara problemin me KEDS, nëse në një të ardhme të afërt i njejti problem nuk gjen zgjidhje, të njejtit kanaë paralmëruar edhe forma tjera të presionit.

Mamushë, grup joformal – Mbulimi i shpënëzimëve nga komuan ka qenë kërkesa e disa punonjësve të QKMF-së, në takimin e organziaur nga KDI, ku të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari i Komunës. Nënkryetari i Komunës, shprehi interesimin për zgjidhjen e kësaj problematike, sikurse edhe bartjen e gjitha informatave të dala nga takimi tek Kryetari i komunës që të shiqohen format dhe mërnyrat nëse një kërkesë të tillë do të mund ta inkoroporojnë në planet e komunës në të ardhmen.

Malishevë-KDI  ka mbajtur takim  me banorët e lagjes “Hysenaj” në Komunën e Malishevës,  për të disktuar problemin e vetëm të disa banorëve e cila ka të bëjë me vendosjen  e ‘policëve të shtrirë’ në rrugë.  Nga drejtori për financa, u dhanë informata për gatishmërinë e komunës rreth zgjidhjes së problemit përmes bartjes së mjeteve nga te hyrat vetanake  të komunës me inkorporim të kërkesës në fjalë për mbështjetje dhe vendosjes së policve të shtrirë të betonit në lagje.

Malishevë– Banortët e lagjes “Hoti” në Malishevë kanë shprehur shqetësimin për mos asfaltimin e disa rrugicave. Ata në takimin e organziaur nga KDI, para zyrtarëve komunal theksuar vështërinë për qarkullim si pasojë e gjendjes së keqe të rrugëve në lagje.

Drejtori i Finacave në këtë komunë, tha se Komuna së bashku me MTI-në janë kanë investuar në këtë projekt, që afati i përfundimeve të punimeve është rreth 2 vite.

Ai tha se komuna do të bëjë përpjekje që shqetësimin e banorëve ta merr parasysh dhe se do të bëjë trysni tek operatori.

Malishevë-  Mungesa e ndriçimit publikë, ka qenë kërkesa e banorëve të lagjes “Mirditë” në takimin e organziaur nga KDI, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe zyrtarë komunal.

Banorët e lagjes duke u ankuar për mungesë të investimeve, theksuan se mungesa e ndriçimit po paraqet pasiguri për ta, ku janë bërë edhe cak i vjedhjeve të shumta.

Drejtori prezent, tha se komuna e Malishevës për këtë lagje për 2018 ka paraparë vendosjen e rreth 50 trupave ndriçues, ku me këtë do të mbulohet e tërë lagjia nga mungesa e dritave si kërkesë e domosdoshme e tyre.

Malishevë– Banorët e lagjës së “Gurit” kanë kërkuar nga komuan që t’ua japë në shfrytëzim një parcelë pronë komunale e cila është e pashfrytëueshme. Në takimin e organizuar nga KDI, ata thanë se këtë hapësirë do ta shfrytëzonin për aktivite për të rinj, duke ndërtuar edhe një sallë sportive me mjete vetanake.

Drejtori prezent, rekomandoi të pranishmit, që të njejtit të nisin projektin ideor, sikruse të mundohen në formë participimi ti mbledhin mjetet financiare me rreth 30 % të mbulueshmërisë së projektit, dhe se komuna do të financojë 70% përmes projekteve me participim, po ashtu, shiqimit të mundësisë së ofrimit të parcelës për shfrytëzim nga banorët.

Malishevë-KDI, ka mbajtur takim  me banorë të lagjes së “Mekajve” për ta disktuar problemin e shpronësimit të banorit i cili është pengesë për ndërtimin e mini tranzitit sikuse qasja e banorëve tjerë të lagjes në disa hektarë tokë private e banorëve.

Drejtori komunal dha informacione  rreth problemit në fjalë, ku komuna disa herë ka bërë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo, po ashtu, tha që në takim me kryetarin dhe drejtoritë gjegjëse do të shiqohet mundësia e daljes nga ky problem, por po ashtu edhe I njoftoi që komuna nuk ka të ndara mjete për 2019 për shpronësim të pronave.

Malishevë-Banorët e lagjes “Veselaj”,  kanë kërkuar zgjerimin e rrugës ekzistuese dhe ndërrimin e shtyllave elektrike që janë të stërvjetëruara.

Drejtori prezent, para të pranishmëve u tha se do të shiqohen mundësitë që përmes rishiqimit të buxhetit ta ketë prioritete zgjidhjen e këtij problemi në zgjerim të rrugës e po ashtu, sa i përket ndërrimit të shtyllave elektrike, do të bëjë përpjekje së bashku me banorë në bashkëpunim me komunën të aranzhojnë takim me përfaqësuesit e KEDS dhe të I shiqojnë mundëistë e zgjidhjes së problemit bashkë me banorët si komunë.

Dragash, grup joformal– Banorët e disa lagjeve të komunës kanëkërkaur nga zyrtarët komunal zgjidhjen e problemit të  mungesës së kontenjerëve të mbeturinave nëpër lagjet e komunës. Kontenjerët e ekzistues janë të pamjaftueshëm e po ashtu edhe të pa mirëmbajtur.

Nënkryetari i Komunës dhe drejtori për shërbime publike, para të pranishmëve u dhanë sqarime dhe informata në lidhje me zgjidhjen e problemit dhe shiqimit të mundësisë së shtimit të kontenjerëve shtesë nëpër lagje sidomos në ato më të frekuentuara. Ata premtuan se problemi në fjalë do të zgjidhet në vitin e ardhshëm.

 

Kamenicë, KDI  ka organizuar takim me tregtarët e tregut të gjelbërt. Ata u ankuan për josistemimin e tregtarëve në tezgat përkatëse.

Drejtori i Inspektoriatit që ishte pranishëm në takim, premtoj se do të filloj menjëherë të i dërgoj inspektorat përkatës në terren që të e zgjidhin këtë problem.

Kamenicë–Kundërmimi i banjovenë në shkollën fillore “ Fan S.Noli”, ka qenë shqetësimi që prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë, kanë shfaqur para zyrtarëve komunal. Prindërit kërkuan që të ndërmerret diçka urgjente, përshkak se kundërrmimi i këtyre banjove mund të ndikoj në shëndetin e fëmijëve.

Kamenicë– Të rinjët e Kamenicës u mblodhën për një takim me zyrtarët komunal, ku patën mundësinë t’i prezantojnë kërkesat e tyre kundrejt drejtorit për kulturë, rini dhe sport. Për këta të rinj problem kryesor vazhdon të mbetet një biblotek e qytetit.

Viti – Në Komunën e Vitisë u mbajtë takim mes prindërve të fshatit Dobëllde dhe zyrtarëve komunal. Për këta prindër problem kryesor vazhdon të mbetet rruga e gjatë që e bëjnë çdo ditë fëmijët e tyre për në shkollë. Zyrtarët komunal premtuan se do mundohen të i bëjnë zgjidhje këtij problemi në vitin e ardhshëm

Kamenicë– Banorët e banesës kolektive në komunën e Kamenicës si shqetësimi kryesor të tyre në takinim e organizuar nga KDI, thanë se është statusi i pronësisë së këtyre banesave. Zyrtarët komunal prezent cekën se në vitin e ardhshëm ky status do të definohet

Kamenicë– Shytlla e energjisë elektrike janë problemi që banorët e lagjes “Iliria”, kanë shfaqur para zyrtarëve komunal. Drejtori prezent tha se do të e adresojë problemin tek KEDSI që të zgjidhet problemi sa më shpejtë.

Viti– Në komunën e Vitisë u mbajtë takim mes banorëve të lagjes “Skender Salihu” dhe zyrtarëve komunal. Banorët adresuan problemin e tyre i cili ishte mjaftë shqetësues, që ka të bëj me zhurmën që krijohen nga një restaurant në lagjen e tyre. Drejtori prezent ceki se kjo çështje është dorëzuar tek gjykata themelore në Viti

Viti –  Banorët e lagjes “Hasna Prishtina” në komunën e Vitisë u mblodhën për një takim me zyrtarët komunal. Këta banorë u ankuan për udhëkryqin e rrugës Pozhoran-Viti, i cili po paraqet rrëzik të madh. Zyrtarët komunal cekën se për vitin e ardhshëm është parapa që ky problem të zgjidhet.

Grabofc, Obiliq (17 nentor)-Mungesa e transportit publik, përmirësimi i infrastrukturës rrugore sidomos trotuaret tek shkolla, ndricimi publik, mungesa e hapësirave gjelbëruese ishin disa nga shqetësimet që banorët e fshatit Grabofc shprehën karshi drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Drejtori komunal shpreh besimin se me miratimin e ligjit të ri për Obiliqin, infrastruktura edhe në këtë fshat do të përfundoj gjatë vitit 2019 ndërsa sa i përket transportit publik ai tregoi që edhe pse me Komunën e Fushë Kosovës janë dakorduar që linja e transportit ta përfshiej edhe fshatin Grabofc, për disa cështje të brendshme të Komunës së Fushë Kosovës dhe Kompanisë që ka atë linjë transporti, ende nuk është bërë e mundur të sigurohet transporti për këtë fshat, por ai u zotua që do të kontaktoj përsëri me zyrtarët nga komuna e Fushë Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këta banorë.

Broboniq, Mitrovicë– Në kuadër të takimeve me gra, në Broboniq të Mitrovicës gratë prezente nga ky fshat shfaqen problemet çka e karakterizojnë përditshmërinë e tyre. Shqetësuese dhe primare për to mbetet çështja e funksionimit të Qendrës së Mjeksisë Familjare, ku sipas tyre kjo qendër nuk është dhe aq funksionale sa i përket prezencës së mjekut si dhe nuk i përmbush as nevojat bazike që i kanë si qytetarë. Tjerat cështje që u adresuan ishin edhe mungesa/përmirësimi i investimeve në infrastrukturën e fshatit, rregullimi i rrjetit të kanalizimit si dhe mirëmbajtje më e shpeshtë e rrugevë në sezonën e dimrit.

Takim me gra, Lajthishtë-Obiliq (30 nentor)– Në fshatin Lajthishtë në komunën e Obiliqit është mbajtur takim me gra për të diskutuar rreth prioriteteve që kanë gratë e këtij fshati. Përvec problemeve infrastrukturore ato shprehen edhe mungesën e subvencioneve dhe nevojën për aktiviteteve që lidhen direkt me to. Nga zyrtaret e pranishme u theksua që do të bëhet shtimi i shportave për mbeturina si dhe do të vendosen dollapë shtesë në shkollë. Gjithashtu infrastruktura në fshat do të përfundoj në vitin 2019 si dhe me ligjin e ri do të ketë më shumë aktivitete për gratë, përparsi për nënat vetushqyese.

Grup Joformal, -Mitrovicë– Banorët  e zonës në “Tunel të Parë” banorët  kërkuan shtimin e numrit të kontinjerëve për mbeturina, kjo si shkak i numrit të madh të banorëve në atë zonë. Shqetësuese për ta është edhe deponia e krijuar nga hudhja e mbeturinave në atë pjesë.

Nga drejtori i Drejtorisë së Mjedisit në Komunën e Mitrovicës banorët u njoftuan që kërkesa e tyre është lehtë e realizueshme por që kërkohet bashkëpunim edhe nga banorët duke i shfrytëzuar këto kontinjerë për hudhje e jo të krijohen deponi. Pritet që në ditët në vazhdim të vendosen kontinjerët shtesë.

Grup Joformal , Obiliq– Qytetarët e vendosur në lokalet e tregut si dhe afër tij kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth rrëzimit të këtyre lokaleve dhe zhvendosjes së tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike njoftoi të pranishmit se procedurat për rrëzimin e tregut do të fillojnë shumë shpejt dhe se aty do të krijohet një ndërtesë publiko-private. Ai njoftoi gjithashtu që ky proces zgjatë dhe se qytetarët do të njoftohen në kohë për zhvendosjen e tyre por që komuna është duke e menduar një lokacion të ri për tregun.

Grup Joformal, Obiliq – Në takimin e organizuar nga KDI, të rinjtë e Obiliqit kërkuan nga zyrtarët komunal shtimin e numrit të aktiviteteve për rini. Nga zyrtarët prezent është thënë që deri këtë vit buxheti ka qenë i vogël dhe i limituar për rini por me aq mundësi sa kanë pasur janë munduar që mos të mungojnë aktivitetet. Në vitin 2019 parashihet që buxheti për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të shumëfishohet dhe secila degë e kësaj drejtorie e ka buxhetin e ndarë. Ata njoftuan se janë cdoherë të gatshëm të mbështin organizatat dhe aktivititetet që lidhen me rininë e Obiliqit.

Milloshevë, Obiliq –Në fshatin Milloshevë të Obiliqit është mbajtur takim me qytetare për të diskutuar rreth cështjeve me rëndësi për banorët e këtij fshati. Nga të pranishmet u kërkua mbështjetje më e madhe në aktivitetet për gra, në shtim të subvencioneve dhe vende pune ku ato mund të ushtrojnë profesionet dhe zanatet e tyre. U kërkua edhe mirëmbajtje e nënkalimeve që janë shumë të frekuentuara nga banorët, mungesa e insulinave në QMF si dhe një polic i lagjës me c’rast banorët do të ndiheshin më të sigurtë karshi rreziqeve të shumta që iu kanosen në këtë pjesë. Drejtorisë për Buxhet dhe Financa  tha se infrastruktura në Milloshevë do të përfundoj në vitin 2019 si dhe në çdo drejtori pritet të ketë rritje të buxhetit andaj edhe pjesa e subvencioneve do të jetë më e madhe. Ajo u zotua që do tua përcjellë shqetësimet e banorëve drejtorive përkatëse.

Grup Joformal Barakat-Subotiq, Obiliq– Në lagjen e “Pajtimit” të fshatit Subotiq, jo shumë larg nga Obiliqi, gjenden të vendosura disa familje të cilat jetojnë në të ashtuquajturat Baraka. Shumica raste sociale, kërkojnë përmirësimin e kushteve bazike për jetesë. Cdo reshje atmosferike shkakton telashe brenda shtëpive të tyre, duke ua vështirësuar edhe më shumë jetesën në to. Pasiqë toka ku janë të vendosur nuk është pronë e Komunës, nga AKP është kërkuar të bëhet matja e këtyre barakave dhe banorët po presin ditën kur duhet të paguajnë për të qëndruar në to. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i njoftuar me gjendjen e këtyre banorëve tregoj që pasiqë këto baraka nuk janë në pronë të Komunës atëherë nuk është i mundur kompensimi i dëmeve nga reshjet apo fatkeqësitë natyrore. Ai njoftoi gjithashtu të pranishmit që në planin e Komunës së Obiliqit është edhe ndërtimi i një banese të socialit por që nuk ka asgjë konkrete për momentin.

Grup Joformal,- Mitrovicë– Mungesa e lidhjës së Zhabarit të Poshtëm në rrjetin e kanalizimit po bëhet shkaktarë për dëmet bujqësore që këta banorë mbjellin në arat ku po derdhet ky kanalizim. Shqetësuese është edhe fakti që kundërmon, sidomos gjatë stinës së verës. Për të diskutuar për këtë problem, në takimin e organizuar nga KDI, banorët i shfaqën shqetësimet e tyre para zyrtarëve komunal. Drejtori njoftoi të pranishmit që arsyeja pse ende nuk ka përfunduar lidhja në rrjetin e kanalizimit të kësaj pjese është që projekti është refuzuar nga Ministria e Infrastrukturës por që në pranverën e vitit 2019 ai u zotua që me kompaninë e kontraktuar nga Komuna dhe në bashkëpunim me qytetarë do të mundësoj lidhjen e kësaj lagjeje me rrjetin e kanalizimit.

Grup Joformal- Zhabar Mitrovicë– Banorët e Zhabarit kërkuan nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike vendosjen e ndricimit publik nga Mulliri deri tek Stadioni i qytetit. Sipas banorëve shtyllat janë në këtë pjesë vetem nevojitet funskionalizimi i ndricimit. Drejtori i  Drejtorisë së Shërbimeve Publike në pranverën e 2019-tës do të bëhet ndricimi i rrugës kryesore përgjatë kësaj pjese ndërsa në lagjet ku banorët janë të interesuar të vendosin ndricim me kontributin e tyre drejtori është i gatshëm tua dërgoj kompaninë kontraktuese për aktivizim të ndricimit në ato lagje.

Grup joformal – Koshtovë-Mitrovicë– Deponia e mbeturinave, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës paraqet rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie në këtë fshat! Kjo deponi, dikur legale, nuk mirëmbahet dhe për banorët kjo situatë është mjaftë shqëetësuese tash e sa vite. Kërkesat e tyre për largimin, mirëmbajtjen apo kontrollimin e saj i kanë paraqitur dhjetra herë por asnjëherë nuk është marrë ndonjë veprim në të mirë të këtyre qytetarëve. Shqetësuese për ta është edhe fakti që gypi furnizues me ujë mbulohet nga mbeturinat e kësaj deponie.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, i njoftuar për këtë problem të kahëmotshëm u zotua që do të bëjë përpjekje që nga Janari i vitit 2019 t’a fusdeponinë në menaxhim të komunës dhe të sigurojë mirëmbajtjen, pasiqë largimi i saj është i pamundur.

Grup Joformal-Obiliq– Deponia ilegale e krijuar nga hudhja e mbeturinave nga qytetarë të pandërgjegjshëm po shkakton shqetësime tash e sa kohë jo vetëm tek banorët e lagjës por në tërë fshatin Dardhishtë. Banorët tregojnë që gjatë stinës së verës qëndrimi jashtë është i pamundur nga kundërmimi i kësaj deponie. Ata shprehen të shqetësuar edhe për faktin që aty po hudhen edhe mbetje të materialeve ndërtimore. Drejtoresha e Drejtorisë së Mjedisit tha se është e njoftuar për gjendjen e kësaj deponie dhe se në pranverën e vitit 2019 do të marr një aksion për pastrimin e dhe largimin e saj.

Grup Joformal-Mitrovicë– Shtëpite, apo si ju referohen edhe këta banorë ndryshe Barakat, në të cilat jetojnë familjet e vendosura tek “Desi”, janë në gjendje të tmerrshme. Kulme të dëmtuara, objektet e vjetra, mungesa e kushteve bazike për banim janë shqetësim që ballafaqohen për cdo ditë këto familje.  Prezente në takim ishte edhe drejtoresha e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale e cila njoftoi këto familje që, që nga viti 2019 kjo drejtori do të ketë buxhet të vecantë përmes së cilit këto familje mund të aplikojnë dhe përfitojnë të pakten për riparim të kulmeve, dyer, dritare, nivelizim, etj, por që gjetja e një zgjidhjeje për zhvendosjën e tyre nga aty njëherë është e pamundur nga Komuna.

Viti – Drobesh– Prindërit e fëmijëve të fshatit Drobesh u mblodhën për një takim me zyrtarët komunal. Këta banorë adresuan problemin e tyre, e që ka të bëj me rrëzikshmërinë që kalimi i rrugës për në shkollë paraqet. Banorët cekën se zgjidhja më e mirë është një nënkalim, i cili do ta ulte rrëzikshmërinë. Zyrtarët prezent premtuan se në vitin e ardhshëm, do të ndërmirren masa që ta zgjidhin këtë problem.

Klinë – grup joformal me bujq– Ndarja jo e drejtë e subvencioneve, mungesa e një vendi për ruajtjen e prodhimeve vendore, kanë qenë ndër shqetësimet kryesore, që kanë shfaqur bujqit e Klinës, në takimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunal. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë , z. Naser Morina para bujqve shpalosi punën që ka bërë komuna dhe planet për vitin 2019, ku theksoi se në vitin e ardhshëm do të ndërtohet kanalet për ujitje, shpërndarja e serrave si dhe do të krijohet një fond emergjent.

Drenas – grup joformal me artistë– Kërkesa e bërë disa vite më parë për themelimin e teatrit të qytetit të Drenasit, ka qenë tema e diskutuar nga artistët e Drenasit dhe zyrtarët komunalë. Themelimi i teatrit është vlerësuar si shumë i nevojshëm nga komunitetit i artistëve. Ndërsa nga zyrtarët komunalë u tha se procedurat për themelimin e teatrit janë dërguar në Kuvend, ku pritet të merret vendimi për themelimin e tij.

Kinë, Klinac (takim me banorë të komunitetit RAE)– Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar takim në lagjen e komunitetit RAE në Klinac të Klinës. Mungesa e shportave për hedhjen e mbeturinave ka qenë tema e diskutuar në këtë takim, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga Komuna e Klinës. Zyrtarët komunal, theksuan se komuna shpresojnë të jenë përfitues të një grandi nga GIZ, në vlerë prej 294 mijë euro, ku më pas do të shpërndahen edhe shportat për hedhjen të mbeturinave dhe do të blihen dy kamionë.

Drenas, grup joformal – pemetarët– Pemëtarët e Drenasit kanë kërkuar më shumë ndihmë nga komuna, në takimin e organizuar z nga KDI, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë komunal. Ata kërkuan ndihmë në mjete pune, por edhe mundësi më të mëdha për shitjen e prodhimeve të tyre. Nga ana tjetër drejtoresha e Bujqësisë në komunën e Drenasit, pranoi se gjatë vitit 2018 pemëtarët kanë qenë më të anashkaluar, por premtoi mbështetje për vitin e ardhshëm. Ajo tha se në vitin 2019 do të ndajnë multi kultivatorë për pemëtarët.

Klinë, grup joformal – të rinjtë– Mungesa e hapësirave të leximit ka qenë tema e diskutuar mes të rinjve të Klinës dhe përfaqësuesve komunal, në takimin e organizuar nga Instituti Demokratik I Kosovës. Në këtë takim të rinjtë e Klinës thanë se kanë mungesa të hapësirave për lexim, dhe se e vlerësuar si shumë të rëndësishme që të ketë hapësira ku të rinjtë mund t’i shfrytëzojnë për lexim. Nga ana tjetër zyrtarët komunal pranuan se ka mungesë të hapësirave të leximit, por ata thanë se gjatë vitit 2019, synojë të ndërtojnë Qendrën Rinore ku përfshihet edhe salla e leximit.

Klinë, grup joformal – banesat sociale –Mungesa e garazheve për vendosjen e lëndëve djegëse (drunjve), ka qenë shqetësimi që banorët e banesave sociale në komunën e Klinës, kanë shfaqur në takimin e organizuar nga KDI, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e komunës. Banorët u ankuan se komuna nuk po lejon që ato të vendosen para objektit ku banojnë, dhe se për tap o është e vështirë të gjejnë zgjidhje. Përfaqësuesit komunal u shprehen se mungesa e garazheve është si rezultat e mos planifikimit të duhur në kohën kur është ndërtuar objekti. Ata theksuan se kuptojnë shqetësimin e banorëve , por nuk mund të lejojnë që bllokohet hapësira para objektit. Nga komuna u tha se gjatë vitit 2019 do të bëhet përpjekje që të zgjidhet ky problem.

Drenas, grup joformal – të rinjtë– Renovimi dhe mobilimi i Qendrës Rinore ka qenë kërkesa e të rinjve të Komunës së Drenasit, që kanë shfaqur para zyrtarëve komunalë në takimin e organizuar nga KDI. Sipas të rinjve rregullimi i kësaj qendre, atyre do tu ofronte mundësi më të mëdha për aktivitete. Nga zyrtarë komunalë u tha se gjatë vitit 2019 synohet të bëhet renovimi dhe mobilimi i kësaj qendre.

Drenas, grup joformal – sportistët– E pamjaftueshme për shumicën e klubeve sportive të Drenasit , është shuma e subvencioneve që komuna po ndanë për klubet sportive. Në takimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ku të pranishim ishin edhe zyrtarë komunal, përfaqësuesit e klubeve sportive u shprehen se mjetet që ndanë komuna nuk përmbushin as për së afërmi nevojat e tyre. Nga gjendja e rëndë financiare disa klube rrezikojnë që te shuhen. Nga zyrtarë komunal u pranua se ndarja e mjeteve për disa klube është e pamjaftueshme, por sipas tyre buxheti i vogël që ka Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport nuk ka mundësi që të ketë buxhet më ta madh për klubet.

Dobrotin, Gracanicë – Pastrimi i pellgut të lumit “Zegovka” nëpër fshat, për të parandaluar përmbytjet në fshat, të cilat shkaktuan shumë probleme dhe dëmtime disa muaj më parë këtë vit; Të zgjidhë problemin e deponimit të mbeturinave, të rrisë praninë e inspektimit dhe të përmirësojë shërbimet komunale; Zgjidhja e problemeve të rrjetit të kanalizimit në të gjithë fshatin, për shkak të drenazhimit të keq të terrenit, tubat funksionojnë në një masë më të vogël dhe për këtë arsye ndodh mbyllja e vazhdueshme e të gjithë sistemit të kanalizimit në fshat; Vendosja e një tabele informative me një mbishkrim trejëshe që fshati është nën mbikëqyrje video me qëllim të parandalimit të sigurisë; Ngritja e 7 rrugëve, dinamikave dhe prioriteteve të mbetura do të përcaktohet më vonë në marrëveshjen e Këshillit të Fshatit dhe Bashkisë; Zgjidhja e problemit të akumulimit të ujit në rrugën drejt Qendrës Kulturore; Vendosja e “policëve” të shtrirë shtesë në afërsi të shkollës.