Draftohet Kodi i ri i Etikës për Prokurorë

Punëtori 28.06.2018

Grupi punues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka draftuar Kodin e ri të Etikës për Prokurorë me mbështetje të KDI-së, në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar- CILC.

Punimet u zhvilluan gjatë një punëtorie treditore që u mbajt në Ohër, ku ky grup pati rastin të punojë së bashku me prokurorë nga Holanda në tekstin e draftit të Kodit të ri të Etikës.