DnV merr praktikat më të mira nga “TI Çekia”, për monitorim të financave të partive politike

Punëtori 14.03.2018

Instituti Demokratik i Kosovës, degë e Transparency International për Kosovë, ka zhvilluar sot seminar me anëtarët e Demokracisë në Veprim, mbi metodat dhe praktikat e ndryshme të monitorimit të financimit të partive politike me theks të veçantë se si mund të gjendet të dhëna online për monitorim të financave të subjekteve politike.

Ond?ej Cakl, monitorues i financave të subjekteve politike nga Transparency International e Republikës Çeke ka sjellur praktikat më të mira nga Republika Çeke duke diskutuar për mundësinë e aplikimit të tyre në Kosovë.