DnV: Fushatë e qetë dhe pa incidente në Veri të vendit

Konferenca për media 16.05.2019

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur sot konferencën e dytë për media, lidhur me mbarëvajtjen e fushatës parazgjedhore dhe përgatitjet finale  për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Me këtë rast, Srdjan Milojevic, nga DnV ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 57 mijë e 983 votues në katër komunat. Ai ka shtuar se deri më tani, nuk është shënuar ndonjë incident apo parregullsi në këto komuna dhe se fushata është duke u zhvilluar e qetë.

DnV po ashtu ka vërejtur një numër të konsiderueshëm materialesh promovuese, të subjekteve politike, që janë të vendosura nëpër këto komuna.