APLIKO NË PUNËTORINË NË PEJË ‘’KEQPËRDORIMET QË (S)I SHOHIM‘’

Njoftime 19.04.2018

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë  ‘’Keqpërdorimet që (s)i  shohim ‘’ në Universitetin “Haxhi  Zeka” në Pejë.

Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Detajet e punëtorisë:

Lokacioni:

Data: 10.05.2018

Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë

Afati i aplikimit: 26.04.2018

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.

Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.

Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon zyrën për karrierë të Universitetit: ‘’Haxhi Zeka’’- Pejë.