Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë e gjelbër për korrupsionin

Afati:

Në prill 2018, KDI kishte prezantuar 15 pika konkrete për luftimin e korrupsionit, ku mes të tjerash ishte kërkuar nga qeveria dhe kuvendi të angazhoheshin në depolitizimin e institucioneve kyçe në prokurimin publik si KRPP dhe OSHP, dhe krijimin e mekanizmave llogaridhënës për keqpërdorimin e parasë publike përmes prokurimit publik. Në vazhdim, KDI kishte gjetur se neglizhenca kronike e qeverive 2014 – 2018 për të menaxhuar detyrimet kontraktuale të projektit të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” i kishte kushtuar qytetarëve të Kosovës 53 milion euro. Për të sensibilizuar publikun rreth problemeve të shumta në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, KDI kishte lansuar platformën avokuese ‘’KEQPËRDORIMET QË (S)I SHOHIM‘’.