KDI ka vazhduar përpjekjet e arritjes së konsensusit në mes të spektirt të gjerë politik duke organzuar diskutime në mes të përfaqësuesve të partive politike. Në një nga këto diskutime pjesëmarrës ishin shefat e grupeve parlamentare të partive politike, të cilët paraqitën qëndrimet e partive politike rreth fazës së re të dialogut me Serbinë, platformën si dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë proces. U theksua se marrëveshja që do të arrihet do t’i tejkaloi përmasat e një gjenerate prandaj është e nevojshme që të ketë gjithëpërfshirje dhe unitet në këtë proces.