KDI kishte ngritur shqetësime për probleme të shumta në prokurimin publik duke filluar nga ajo që shumë institucione kishin dështuar të marrin punët dhe furnizimet me çmimet e tregut dhe vlerë për paranë, që është një prej parimeve themelore në prokurimin publik. KDI gjithashtu kishte analizuar kontratën e parë të centralizuar të AQP-së për furnizim me derivate, me ç’ rast kishte gjetur se prokurimet e centralizuara ishin më të lira dhe kishin kushtet dhe termat e harmonizuar, përmbledhja e këtyre kërkesave në një prokurim të vetëm po ndikonte negativisht në bizneset e vogla dhe të mesme, te cilat nuk po mund të kualifikoheshin për pjesëmarrje, dhe një nga tetë rekomandimet e KDI-së ishte që këto prokurime për furnizim të ndaheshin në llote.