Më 14 mars, KDI kishte vendosur një kuletë-instalacion në sheshin kryesor të Prishtinës për të përçuar mesazh tek subjektet politiike që të jenë transparente në mënyrën e financimit dhe shpenzimet e tyre. Ndërsa, më 16 mars kur në agjende të Kuvendit ishte paraparë shqyrtimi në parim i projektligjit, KDI dhe OSHC-të kishin organizuar konferencë për media pranë ‘kuletës’, duke kërkuar votimin e ligjit. Ligji u miratua në parim gjatë asaj seance. Paraprakisht, KDI dhe organizata tjera të shoqërisë civile u kishin dërguar letër publike anëtarëve të kryesisë dhe grupeve parlamentare të Kuvendit duke kërkuar miratimin e projektligjit, pas dështimit për shqyrtimin e tij në seancën e 22 shkurtit.