Mungesa e shërbimeve gjinekologjike së fundi ka filluar të shfaqet edhe në disa komuna tjera si ajo e Suharekës. KDI gjatë vitit të kaluar kishte ngritur në vazhdimësi mungesën e gjinekologut në komunën e Dragashit, Kamenicës e komunave tjera.
Kjo problematikë u trajtua dje në një tryezë diskutimi të KDI me deputetët e Kuvendit të Kosovës Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Haxhi Avdyli, zyrtarët e nivelit komunal si, shoqatën e Mamive të Kosovës si dhe anëtarët e shoqërisë civile, ku u diskutua për hapat të cilat janë ndërrmar deri më tani për ta përmirësuar gjendjen në terren.
Deputetët u zotuan që këtë çështje do ta trajtojnë në Komisionet Parlamentare për të siguruar shërbime gjinekologjike në të gjitha komunat e Kosovës.
Ngjarja u realizua në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale në Kosovë”, që financohet nga British Embassy, Pristina.