Prishtinë, 28 janar 2011 – Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temën ?Administrata e Kuvendit në relacion me vërejtjet e Raportit të Progresit (2010)?, me ç?rast edhe është prezantuar një punim diskutues i KDI-së lidhur me funksionimin e administratës së Kuvendit. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nevojitet reformim i stafit administrativ, pasi Raporti i Progresit 2010 për Kosovën i Komisionit Evropian ka paraqitur një varg vërejtjesh për institucionin më të lartë në vend.
Fillimisht, Driton Selmanaj, menaxher i programit të monitorimit të Parlamentit, ka prezantuar punimin diskutues para të pranishmëve. Ai ka vlerësuar se ka mungesë të kapaciteteve të stafit mbështetës të Kuvendit dhe se kjo administratë nuk është e pavarur. ?Ekziston ndikimi i politikës në rekrutimin e stafit të administratës. Po ashtu, beneficionet e stafit të administratës nuk kanë pasur mbështetje ligjore?, ka thënë Selmanaj.
Ai ka thënë se rekomandimet nga tryeza do t?i dërgohen administratës së Kuvendit dhe do të duhej të reflektojnë në punën e kësaj administrate në të ardhmen.
Panelistja Myzejene Selmani, deputete e Legjislaturës së tretë të Kuvendit, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri…, ka përmendur mangësitë që ballafaqohet Kuvendi. Ajo me këtë rast ka paraqitur disa rekomandime. ?Stafi gjatë rekrutimit të ketë preferenca profesionale e jo politike. Kërkohet po ashtu mbështetje profesionale dhe teknike për komisionet, si dhe kërkohet hapësirë e nevojshme për deputetë?, ka thënë Selmani.
Edhe panelisti tjetër, Armend Zemaj, deputet i Legjislaturës së tretë të Kuvendit, ka kërkuar që të ketë më shumë profesionalizëm në administratën e Kuvendit. ?Kryesia do të duhej të lirohej nga ngarkesat dhe të lejojnë që Sekretaria të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur.
Të pranishëm në tryezë kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të administratës së Kuvendit.
Gjatë debatit është kërkuar që rekomandimet e dala, të dërgohen në Kuvend dhe ky institucion të reflektojë duke përmirësuar gjendjen në administratë.