Kërkohet që Qeveria t’a tërheqë projektligjin nga Kuvendi

Afati:

Nën moton #paratetonastandardettona, më 5 qershor 2019, KDI dhe OSHC-të kërkuan nga Qeveria tërheqjen e projektligjit nga shqyrtimi parlamentar, duke vlerësuar se ndërhyrjet e bëra në të nga Grupi Punues cenonjnë frymën kushtetuese, zvogëlojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi financat e subjekteve politike, si dhe ulin transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut.

Paraprakisht, grupi i organizatave të shoqërisë civile zhvilloi takime direkte me grupet parlamentare dhe përmes letrës së hapur i’u drejtua publikut dhe ligjvënësve me argumentet të cilat shpërfaqin mangësitë e projektligjit, ndër të tjera cenimi i pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve politike dhe mos adresimin e prioriteteve që parashihen me Agjendën për Reforma Evropiane (ERA).