Thirrje për aplikim – Fillon gara për ese

Njoftime 10.03.2021

Bëhu pjesë e garës për esenë më të mirë të shkruar nga Ju të rinjtë e moshës 18– 26 vjeç nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Tema: Si mund të shfrytëzohen fondet e BE-së në të mirë të komunitetit ku jetoni?

Pse duhet të aplikosh?

Përmes këtij konkursi, dëshirojmë të ofrojmë një platformë për të rinjtë që të ndajnë me ne idetë e tyre kreative se si fondet e BE-së të vihen më mirë në funksion të komunitetit që i përkasin.

Për tri esetë më të mira do të ndahen çmime.

Vendi i parë – 300 EUR

Vendi i dytë – 200 EUR

Vendi i tretë – 100 EUR

Eseja juaj do të vlerësohet nga një Juri profesionale, të cilët do të kujdesen për veç tjerash që punimet të jenë kreative dhe autoriale e jo të kopjuara. Esetë fituese do të publikohen në website të KDI-së dhe në të gjitha rrjetet tona sociale.

Procedurat e aplikimit:

Eseja duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose serbe dhe të kenë maksimumi 750 fjalë dhe të jetë i ndarë në tri etapa: hyrje, shtjellim dhe përfundim.

Të interesuarit duhet të dërgojnë esetë e tyre në formatin Word ose PDF në email: [email protected] dhe të përfshijë: Emrin;  Komunën dhe Numrin e Telefonit.

 

Konkursi është i hapur deri më datë 09 prill 2021.

 

Klauzolë: Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës. Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.

 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave të përbashkëta Evropiane” të mbështetur nga Programi i Komisionit Evropian ‘Evropa për Qytetarët’ dhe implementohet së bashku me tri organizata partnere, degë të Transparency International nga Hungaria, Maqedonia dhe organizata Forumi i Ekspertëve nga Rumania.