Kërkesa: Zhvillimi i Hulumtimit rreth Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
Autoriteti Kontraktues: Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes programit “Fuqizimi i sinjalizuesve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në institucionet publike”.
Data e fundit për ofertim: E premte, 31 korrik 2020, ora 16:00
Sinjalizimi është një mekanizëm i fuqishëm në ekspozimin e veprimeve të dëmshme dhe mashtrimeve dhe ndihmon në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vendin e punës. Niveli i lartë i perceptimit të korrupsionit në Kosovë ka shtyrë Qeverinë e Kosovës të prioritizojë punën rreth legjislacionit të ri për mbrojtjen e sinjalizuesve duke synuar ndërtimin e standardeve të larta ligjore në ofrimin e mbrojtjes së sinjalizuesve.
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në institucionet publike”, Instituti Demokratik i Kosovës ka paraparë që gjatë fazës së parë të zhvllojë një hulumtim kualitativ dhe kuantitativ me përfaqësuesit e administratës publike dhe sektorit publik rreth mekanizmave të sinjalizimit në Kosovë, procedurave për sinjalizim, si dhe mbrojtjen ligjore dhe të drejtat e garantuara për sinjalizuesit. KDI fton kompanitë e interesuara profesionale të paraqesin ofertat e tyre për zhvillimin e këtij hulumtimi përmes së cilës synohet të kuptohet drejt gjendja faktike lidhur me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në institucionet publike dhe private.
Specifikat:
Hulumtimi do të zhvillohet në gjithë territorin e Kosovës dhe do të përfshijë anketimin e mostrës përfaqësuese të përbërë nga rreth 1,100 respondentë, me nivel besueshmërie prej 95% dhe marzhë të gabimit prej +/- 3%. Hulumtimi gjithashtu përfshin edhe intervistimin e 30 zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim. Kompania fituese duhet të bashkëpunojë me Institutin gjatë procesit të dizajnimit të pyetësorit, pyetjeve për intervista, të përshkruajë procedurat për të siguruar integritetin e të dhënave të grumbulluara, dhe të dorëzoj raportin e hulumtimit brenda afatit të caktuar kohor.
Përgjegjësitë më specifike janë të renditura si më poshtë:
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat juridik, kompanitë apo partneritetet në mes kompanive të cilat janë të regjistruara dhe veprojnë në bazë të ligjeve të aplikuara në Kosovë.
Dokumentet shtesë të obligueshme që duhet të dorëzohen nga ofertuesi përfshijnë:
Vlerësimi i ofertave
Në mënyrë që të sigurohet vlera më e mirë për paranë, të gjitha ofertat do të vlerësohen në dy faza sipas kritereve të përcaktuara më poshtë:
Faza e parë: Vlerësimi Teknik – 60% e pikëve totale
Metodologjia: 30%
Përvoja relevante dhe besueshmëria: 40%
Koha e nevojshme për realizim: 30%
Faza e dytë: Vlerësimi financiar 40% e pikëve totale
Çmimi më i ulët: 100%
Ju lutemi vëreni se oferta teknike vlerësohet me 60%, ndërsa oferta financiare me 40% të aktivitetit të përgjithshëm të prokurimit. KDI rezervon të drejtën për të negociuar më tej me ndonjë ose të gjithë ofertuesit për çmimin, aspektet teknike ose termat dhe kushtet e kontratës.
Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] apo të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat e KDI-së, rr. Bajram Kelmendi, 45, 10000, Prishtinë deri të premten, 31 korrik 2020, ora 16:00.