Përfaqësues të KDI-së kanë zhvilluar dy takime të ndara me kryetarin e komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniq dhe nënkryetaren e Komunës së Suharekës Mihrije Suka. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për rritjen e përgjegjshmërisë institucionale në adresimin e nevojave të viktimave të dhunës në baza gjinore në Komunat e rajonit të Prizrenit.
Pos dorëzimit të kërkesave për mbështetjen financiare të komunave përkatëse për “Strehimoren” në Prizren, përfaqësuesit e KDI-së kanë kërkuar nga komunat përkatëse edhe ndërmarrjen e aktiviteteve në sensibilizimin e qytetarëve për të raportuar dhunën në baza gjinore si dhe në hartimin e politikave të qëndrueshme në ri-integrimin e viktimave të dhunës në baza gjinore.
Përfaqësuesit institucional kanë premtuar shqyrtim serioz të kërkesave dhe gjetjen e mundësive për mbështetjen financiare të “Strehimores” në Prizren.