Në kuadër të takimeve informuese për Prokurim Trasparent që KDI po zhvillon nëpër komuna, sot së bashku me organizatën partnere ISDY me mbështetje të USAID Team, kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Suharkës, z.Bali Muharremaj.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për fushën e prokurimit dhe nevojën e shtimit të transparencës në këtë sektor. KDI dhe ISDY ftuan për bashkëpunim drejtuesin e kësaj komune sa i përket projektit për prokurim transparent, duke i dhënë shpjegime se përmes tij do të bëhet monitorimi i të gjitha fazave të prokurimit publik duke filluar nga përgatitja e buxhetit komunal, planifikimi i prokurimit, vlerësimi i procesit të prokurimit e deri te zbatimi i kontratave dhe adresimi i gjetjeve te auditorit nga komuna.
Tërë kjo me qëllim të shtimit të transparencës dhe menaxhimit sa më të mirë të parasë publike për çka morën gatishmërinë e kryetarit për bashkëpunim.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Istog.