Z.Kryeziu ka nisur karrierën në shoqëri civile qysh nga viti 2001, kur i është bashkuar programit Civic Forum të NDI-it. Pas përmbylljes së këtij programi, Ismeti në bashkëpunim më kolegët e tij vendosën të krijonin një OJQ vendore e cila sot njihet si Instituti Demokratik i Kosovës. Në vitin 2006 ai ishte përzgjedhur drejtor ekzekutiv i KDI-së, pozitë kjo që vazhdon ta mbajë. Ismeti ka përvojë të gjatë në procesin e zgjedhjeve, punën me Kuvendin e Kosovës, luftën kundër korrupsionit, qeverisjen lokale e barazinë gjinore.
Kontakti: [email protected]