Prizren,30 Janar 2011. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të projektit ? Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë?, projekt ky i mbështetur nga The Olof Palme Center (OPIC), që nga 26 deri më 30 janar 2011 nëpërmjet konferencave për shtyp ka bërë publike fletënotimin mbi punën e Kuvendeve të Komunave: Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë.
Fletënotimi për periudhën korrik-dhjetor 2010 është publikuar në 500 kopje, në dy gjuhë; shqip dhe anglisht. Fletënotimi përmban analiza dhe notim për punën individuale të anëtarëve të kuvendeve dhe subjekteve politike që përfaqësohen në kuvendet e komunave të Regjionit të Prizrenit në kategoritë e paraqitura si në vijim:1. Propozim për rend dite, 2. Pjesëmarrja në diskutim gjatë seancave, 3. Pjesëmarrja në diskutim në emër të shefit të grupit të anëtarëve, 4. Inicimi i çështjeve, 5. Amandamentim i legjislacionit, 6. Inicimi i rregulloreve, 7. Pyetjet parlamentare, 8. Mungesa në seanca dhe 9.Gjuha jo-parlamentare.