Prishtinë, 30 tetor 2009 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka adresuar disa dukuri negativa që janë duke e karakterizuar Kuvendin e Kosovës, para dhe gjatë fushatës parazgjedhore. Përfaqësues të KDI-së, kanë vlerësuar se mosmbajtja e mbedhjeve të disa komisioneve dhe gjuha e ashpër joparlamentare, po ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës.
Në konferencë për media të organizuar nga KDI, është lansuar po ashtu faqja elektronike votaime.org, si një mjet që përmban të dhëna të shumta për Kuvendin e Kosovës dhe deputetët.
Driton Selmanaj, analist i KDI-së, ka paraqitur disa raste të shtyrjes së mbledhjeve të Komisioneve parlamentare në mungesë kuorumi. ?Mbledhjet e datës 15.09.2009 dhe 21.10.09 të Komisionit për Ekonomi nuk u mbajtën për shkak të mungesës se kuorumit të nevojshëm. Po ashtu, mbledhja e datës 28.09.2009 e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm. Një situatë e tillë, ka karakterizuar edhe Komisionin për Integrime Evropiane dhe atë të për Buxhet dhe Financa?, ka deklaruar Selmanaj në konferencën për media.
Në konferencë është përmendur edhe gjuha joparlamentare që po përdoret në Kuvend gjatë fushatës parazgjedhore. Sipas Selmanajt, ka pasur disa raste, kur deputetët të partive të ndryshme, kanë shkëmbyer akuza të rënda me deputetët të partive tjera.
Me mos prezencën e rregullt të deputetëve nëpër komisione, KDI ka vlerësuar se po zvarriten disa projektligje të rëndësishme. Sipas Selmanajt, kemi zvarritje në disa projektligje të rëndësishme që ende nuk janë trajtuar në Kuvendin e Kosovës, duke u nisur nga Rregullorja e Punës së Kuvendit (mars 2009), Projektligji i Punës ? (prill 2009), Projektligji për Qytetin e Prishtinës dhe ai për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje- (prill 2009). Po ashtu janë përmendur edhe disa projektligje nga fusha e drejtësisë, si Projektligji për Gjykatat ? (korrik 2009), Projektligji për Prokurorit Publike- (korrik 2009), Projektligji për Këshillin Gjyqësor- (korrik 2009), Projektligji për Këshillin Prokurorial ? (korrik -2009) dhe projektligji për pagat e zyrtarëve të lartë publik. (qershor 2009).
Ndërkohë, Fitore Zeneli, asistente e programit në KDI, ka prezantuar lansimin e Faqes Elektronike www.votaime.org.
Sipas Zenelit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kudër të monitorimit të Kuvendit të Kosovës, me qëllim që të fuqizojë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe sektorit joqeveritar në vendimmarrje promovon faqen elektronike www.votaime.org, ku ofron informata të detajuara për punën e Kuvendit të Kosovës.
?Përmes www.votaime.org, qytetarët mund të informohen për punën e përfaqësuesve të tyre në institucionin më të lartë përfaqësues në Kosovë?, ka deklaruar ajo, duke premtuar se kjo faqe elektronike, do të freskohet vazhdimisht me informata nga Kuvendi dhe do të jetë një urë lidhëse mes qytetarëve dhe organit më të lartë përfaqësuës në vend.