Prishtinë, 08 qershor 2010? Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Lëvizjen FOL, kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët me temën: ?Implementimi i Ligjit për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik ?, me ç?rast pjesëmarrësit kanë debatuar rreth implementimit, sfidave dhe sukseseve të ligjit të sapo hyrë në fuqi mbi Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se, megjithëse kërkohet kohë në implementimin e ligjit, do të duhej iniciuar ndryshime në çështje të caktuara. Po ashtu, është theksuar nevoja e nxjerrjes së ligjeve mbështetëse, si Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe nevoja e forcimit të mekanizmave për hetimin e pasurisë së deklaruar.
Me këtë rast, KDI ka publikuar një Analizë Krahasuese të legjislacionit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë me atë të Kosovës.
Merita Mustafa, menaxhere e Programit të KDI-së ?Transparenca dhe Antikorrupsioni?, ka prezantuar analizën, duke e marrë si shembull të mirë Ligjin e Shqipërisë. Sipas saj, nëse krahasohet ligji i vendit tonë me atë të Shqipërisë , del se Kosova ka një ligj i cili nuk premton shumë në parandalimin e korrupsionit, duke u nisur nga fakti se masat ndëshkimore për mos deklarimin e pasurisë janë tejet të dobëta (diku në mes 300-1000 euro), hapësire mjaftueshme për t?u injoruar ligji. Dhe, po qe se merret si shembull përsëri ligji i Shqipërisë, një zyrtar i lartë i cili nuk pranon të deklaroj pasurinë, ai do ta humbiste funksionin e tij publik.
?Ndërsa, kur është fjala te verifikimi i pasurisë, Kosova edhe në këtë aspekt çalon, pasi që nuk precizon qartë se kur verifikohet pasuria dhe ndaj cilëve zyrtar.
Shqipëria edhe ne këtë aspekt ka një ligj më të avancuar, pasi që tregon qartë afatet e rregullta kohore të verifikimit të pasurisë për secilin rang të zyrtarëve të larte ?, ka thënë Mustafa, duke potencuar nevojën e ndryshimeve.
Panelisti Agron Behrami nga Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit, ka thënë se përkundër mangësive në ligj, kësaj radhe është rritur numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasuritë e tyre.
Ndërkohë, panelisti tjetër, deputeti Ethem Çeku vlerësoi analizën e KDI-së, duke kërkuar që të përdoret gjatë rishqyrtimit të ligjit. Megjithatë, ai kërkoi që të jepet edhe pak kohë në implementimin e ligjit. Për dallim nga panelistët tjerë, deputeti Ibrahim Makolli, kërkoi kohë që të shihet implementimi, në mënyrë që të shihen nevojat e ndryshimeve në të.
Pjesëmarrësit e tjerë kanë debatuar edhe për format praktike të implementimit të ligjit, si dhe mënyrën e deklarimit dhe bërjes publike të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
KDI këtë debat e ka organizuar në kuadër të projektit të përbashkët me Lëvizjen FOL, i mbështetur nga USAID dhe Instituti për Komunitete të Qëndrueshme(ISC), përmes programit për fuqizimin e shoqërisë civile. Qëllimi kryesor i këtij projekti është monitorimi i hartimit dhe implementimit të pakos ligjore kundër-korrupsion.
Rekomandimet e tryezës: