Super Akademia kundër korrupsion – të rinjtë besojnë në ndryshim
Prevallë, 27 – 28 mars 2026 – KDI ka organizuar për dy ditë kampin e radhës, duke mbledhur të rinjtë më të dalluar nga Akademitë kundër korrupsion në rajonet kryesore gjatë vitit 2025.
Në Super Akademinë e mbajtur më 27 dhe 28 mars, rreth 50 të rinjë kanë diskutuar mbi korrupsionin, rolin e institucioneve dhe fushatat digjitale, të kombinuara me punë në grupe dhe shkëmbim idesh mes pjesëmarrësve.
Përvojën institucionale para pjesëmarrësve e solli edhe gjyqtari Lavdim Makshana, duke shfaqur perspektivën e tij mbi rolin e gjyqësorit në këtë proces.
E njëjta energji ka vazhduar edhe në ditën e dytë, ku është diskutuar për aktivizmin, avokimin dhe përdorimin e platformës Integrity Watch Kosova, kjo një mënyrë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.