KDI pjesë e Samitit Global të OGP-së

Njoftime 03.11.2025

Vitoria Gasteiz të Spanjë, 6 tetor 2025 – Me ftesë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership – OGP), përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës – Transparency International Kosova (KDI-TIK) kanë prezantuar në Samitin Global të #OGP-së, që është mbajtur në Vitoria Gasteiz të Spanjës.

 

Diana Metushi para një audience të rëndësishme foli për sfidat e shteteve të rajonit në raport me qasshmërinë e të dhënave të hapura të integritetit politik, përfshirë deklarimet e pasurisë, raportet financiare të subjekteve politike, të dhënat nga prokurimi publik, regjistrat e bizneseve e regjistrat e votave të deputetëve.

 

Që nga viti 2023, KDI është duke udhëhequr me projektin rajonal Integrity Watch Western Balkans and Turkiye përmes së cilit po synohet që të ekspozohen risqet e korrupsionit në 5 vendet e rajonit duke i shfrytëzuar të dhënat e hapura.