Thirrje për aplikime për OJQ-të për të luftuar korrupsionin me të dhëna për integritetin politik në Kosovë

Njoftime 17.06.2025

Thirrje për aplikime për OJQ-të për të luftuar korrupsionin me të dhëna për integritetin politik në Kosovë

Në kuadër të projektit rajonal “Integrity Watch në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: shoqëria civile lufton korrupsionin me të dhëna të integritetit politik”, Instituti Demokratik i Kosovës – Transparency International Kosova (KDI) shpall thirrjen për propozime për organizatat joqeveritare në Kosovë për të luftuar korrupsionin politik dhe për të forcuar integritetin në financimin politik, vendimmarrjen legjislative dhe ndarjen e burimeve publike.

Projekti trajton tre nga sfidat më të rëndësishme të korrupsionit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin: i) paqartësinë e financave politike, ii) ndikimin e tepruar të interesave të fshehta në hartimin e ligjeve dhe iii) favorizimin në kontraktimin publik, si dhe përpiqet t’i fuqizojë qytetarët dhe akterët e shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon që t’i mbajnë përgjegjës mbajtësit e posteve politike.

Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, aplikantët e mundshëm pritet të propozojnë nisma krijuese që nxisin përdorimin e të dhënave publike për të zbuluar dhe ekspozuar rreziqet e korrupsionit politik dhe për të avokuar për transparencë, llogaridhënie dhe integritet në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

Entitetet e pranueshme për mbështetje financiare në kuadër të kësaj thirrjeje janë organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare të regjistruara në Kosovë.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për t’u kualifikuar për grant:

  • Të jetë entitet juridik i regjistruar të paktën tre (3) vite para datës së shpalljes së kësaj thirrjeje.
  • Të jetë i regjistruar në Kosovë.

Shuma e sub-granteve

Aplikantët mund të propozojnë ndërhyrje me kosto minimale prej 4.000 eurosh dhe kosto maksimale prej 12.000 euro për grant.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e projektit mund të jetë nga katër deri në gjashtë muaj.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 korrik 2025, deri në ora 23:59, sipas kohës lokale të Kosovës. Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen në shqip, serbisht ose anglisht në format elektronik në adresën e email-it: [email protected].

Dokumentet e aplikimit

Për më shumë informacion, ju lutemi shkarkoni Udhëzuesin për Aplikantët këtu:

Pyetjet më të shpeshta (FAQ) lidhur me thirrjen e hapur për sub-grante mund t’i gjeni këtu:

Një sesion informues online mbi këtë thirrje për aplikim për sub-grante do të mbahet më 24 qershor 2025 në orën 10:00. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në sesionin informues, ju lutemi dërgoni një email deri më 23 qershor 2025, ora 17:00, në emailin [email protected] duke treguar: emrin, mbiemrin dhe adresën e email-it të personave që do të marrin pjesë, si dhe organizatën e tyre.

 

Ky projekt rajonal financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga KDI në partneritet me Sekretariatin e Transparency International me seli në Gjermani, Transparency International në Bosnjë dhe Hercegovinë, Transparency International Maqedoni, Transparency Serbi dhe Transparency International Turqi. Aktivitetet e projektit në Kosovë bashkëfinancohen gjithashtu nga Qeveria Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.