Publikohet Video Dokumentari Reforma në Drejtësi

Njoftime 06.12.2023

6 dhjetor 2023

KDI ka publikuar video dokumentarin e shkurtër Reforma në Drejtësi gjatë debatit në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në televizionin Kanal 10. Pas shfaqjes së dokumentarit në hapje të emisionit, rreth tij dhe çështjes që ky dokumentar trajton, kanë diskutuar pjesëmarrës nga KDI, Ministria e Drejtësisë dhe ekspert të fushës. Ky video dokumentar është realizuar në kuadër të Fushatës së Ndërgjegjësimit dhe Avokimit, e cila do të përbëhet nga një sërë aktivitetesh informuese që synojnë informimin më të mirë të publikut mbi progresin e reformës në drejtësi, si dhe avokimin për çështje specifike lidhur me reformën të identifikuara gjatë zbatimit të projektit.

Kjo kampanjë realizohet në kuadër të projektit “Zgjerimi i hapësirës qytetare për reformën në drejtësi”, i financuar nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.